• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

31 fakte të pabesueshëm nga futbolli

by A R
03/11/2015 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1) Alex Song ka 17 vëllezër e 10 motra.

2) Portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, flet pesë gjuhë dhe ka diplomë në shkenca politike.

3) Dundee United ka luajtur katër herë kundër Barcelonës në Kupat e Europës dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet, me sukses 100 për qind.

4) Në katër kategoritë e futbollit anglez dhe në katër të Skocisë ka vetëm një skuadër me shkronjën “J” në emrin e saj, Saint Johnstone.

5) Braziliani Ronaldo nuk e ka fituar kurrë Champions League, edhe pse ka luajtur me pesë skuadra që e kanë fituar atë: PSV Eindhoven, Barcelona, Inter, Real Madrid. E njëjta gjë me Zlatan Ibrahimoviç, që ka luajtur me po aq skuadra fituese: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan.

6) Manuel Neuer ka dubluar zërin e personazhit Frank McKay në versionin gjerman të filmit të animuar “Monsters University”.

7) Skuadra e parë angleze që ka fituar një trofe europian është West Auckland Town FC, e cila fitoi kupën Sir Thomas Lipton, më 1909 e 1911. Ishte një nga kompeticionet e parë europianë.

8) Skocia është i vetmi vend me dy qytete që kanë pasur dy skuadra në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve / Champions League. Dundee (me Dundee FC më 1963 e Dundee United më 1984) dhe Glasgow (me Celtic më 1967, 1970, 1972, 1974 e Rangers m[ 1960).

9) Kuba Blaszczykowski pa se si i ati i vrau me thikë nënën kur lojtrai ishte vetëm 10 vjeç.

10) Gary Lineker u dhje në brekë teksa luante kundër Irlandës në botërorin Italia ’90.

11) Luka Modriç dhe Mark Viduka janë kushërinj.

12) Rio Mavuba është lindur në ujëra ndërkombëtare. Në certifikatën e lindjes nuk ka emrin e shtetit ku është lindur, vetëm “lindur në det”.

13) Vëllai i vogël i Joey Barton, Michael, është i dënuar për vrasje. Ai e vrau viktimën me një sëpatë akulli.

14) Javier Zanetti nuk u ndëshkua me karton të kuq në Serie A deri në ndeshjen e tij të 548-të. Ryan Giggs nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq në Premier League, ndërsa Gary Lineker nuk ka marrë kurrë karton të kuq në jetën e tij.

15) Ronaldinho tërhoqi për herë të parë vëmendjen e medias kur skuadra e tij e të rinjve fitoi 23-0. Ai ishte autor i të gjithë golave.

16) Mark Hughes një herë ka luajtur dy ndeshje në një ditë. Pasdite luajti me Uellsin kundër Çekosllovakisë për kualifikueset e Euro ’88, në mbrëmje luajti si zëvendësues me Bayern për Kupën e Gjermanisë.

17) Arsene Wenger ka një asteroid adash: 33179 Arsénewenger.

19) AC Milan u themelua fillimisht si skuadër kriketi.

20) Babai i Gary dhe Phil Neville quhet Neville Neville.

21) Midis 2001 e 2003, Fortuna Dyseldorf u sponsorizua nga Toten Hosen, një nga bandat rock më të mëdha në Gjermani.

22) Ka vetëm dy skuadra futbolli në ishujt e Scilly-t (Mbretëria e Bashkuar), Gunners dhe Wanderers. Luajnë çdo javë në kampionat, por ndeshen edhe për Kupën. Çfarë mërzie!

23) Fernando d’Ercoli, kur luante me Pianta më 1989, u zemërua aq shumë nga kartoni i kuq, sa që ia mori atë nga duart arbitrit dhe e hëngri.

24) Ronaldo zgjodhi modelin qesharak të flokëve në botërorin 2002 në mënyrë që i biri ta dallonte në televizor nga kokërruarit e tjerë të Brazilit.

25) Zlatan Ibrahimoviç ishte hajdut biçikletash në fëmijëri.

26) Zinedine Zidane për pak sa nuk shkoi te Blackburn Rovers. Por, klubi zgjodhi Tim Sherwood, ndërsa presidenti Jack Walker tha: “Ç’na duhet Zinedine Zidane? Kemi Tim Sherwood”.

27) Shkrimtari Arthur Conan Doyle, autori i Sherlock Holmes, ka luajtur portier me Portsmouth, me emrin AC Smith.

28) Dennis Bergkamp thirrej Holandezi Jofluturues për shkak se kishte frikë të udhëtonte me avion.

29) Kur Harry Redknapp ishte ndihmëtrajner te West Ham, dëgjoi një tifoz që po shante sulmuesin Lee Chapman gjatë një miqësoreje. Në pushim, Redkanpp i tha tifozit të vishte uniformën e të dilte në fushë, nëse mendonte se mund të luante më mirë se Chapman. Tifozi e pranoi sfidën, luajti në pjesën e dytë dhe shënoi edhe një gol.

30) Santiago Cañizares, portieri i Spanjës, këputi ligamentin, teksa u përpoq të ndalte rënien e një shisheje parfumi, siç vepronte me topin. Për këtë shkak hujmbi finalet e botërorit 2002.

31) Ashtu si Zidane, edhe Robert Lewandowski për pak sa  nuk nënshkroi me Blackburn Rovers, por një re gjigante hiri nga Islanda nuk lejoi uljen e avionit dhe vonoi transferimin. Nuk u realizua as më vonë.

 

 

 

Next Post

Sokol Mjacaj, vrasësi i turistëve çekë, qan në gjyq: Doja vetëm t’i vidhja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In