• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

31 biznese dhe individë i përgjigjen nismës “Adopto 1 çerdhe”

by
23/08/2015 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nismës “Adopto 1 çerdhe” u janë përgjigjur 31 individë dhe kompani që, deri në fund të javës tjetër, do të sjellin në funksionalitet godinat që do të mirëpresin të vegjlit në muajin shtator.

I pranishëm në çerdhen nr. 19 në Kinostudio, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i’u bashkua një grupi vullnetarësh, të cilët po japin kontributin e tyre për të sistemuar në kohë çerdhet.

“Më vjen mirë që të gjitha çerdhet janë sot zyrtarisht të adoptuara dhe deri në fund të javës tjetër, do të kemi çerdhe shumë më dinjitoze se ato që gjetëm kur morëm detyrën. Thirrjes tonë për të adoptuar një çerdhe i janë përgjigjur 31 kompani dhe individë”, deklaroi Veliaj.

Ai falenderoi grupin e vullnetarëve dhe kompanitë që u bënë pjesë e këtij projekti. Teksa shprehu mirënjohjen për vullnetarët që i’u bashkuan nismës, kryebashkiaku Veliaj tha se kur një qytet ka probleme me financat, s’duhet të ketë probleme me bujarinë dhe zemërgjerësinë e atyre që duan të japin një kontribut.

“Dua të bëj një thirrje publike: Fundjavën tjetër, prindërit që sjellin fëmijët në këto çerdhe, çdo anëtar i komunitetit që do të jetë vullnetar, mund të vijë në një nga çerdhet që po riparohet, të na japë një dorë, mund të dhurojë diçka, lule, lodra, ose orë pune”, u shpreh Veliaj.

Erion-Veliaj-në-çerdhen-nr.-19-në-Kinostudio-1

Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë se si komuniteti i përgjigjet situatës financiare në Bashkinë e Tiranës dhe çështja e borxhit kompensohet me bujari e me zemërgjerësi, të cilën qyteti e ka pa fund.

Në kushtet e pamundësisë financiare, për shkak të borxhit të trashëguar nga administrata e kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli disa ditë më parë nismën “Adopto një çerdhe”, duke kërkuar mbështetje për kthimin në funksionalitet të plotë të tyre. Në kushtet në të cilat ndodhej Bashkia e Tiranës, kur pushimet po mbarojnë dhe çerdhet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë, administrata e kishte të pamundur që të riparonte në kohë 31 çerdhet e Tiranës.

Next Post

Plot 170 artefakte të Elvisit në ankandin e Graceland

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In