• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

300 vende pune të lira në administratë

by
12/08/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

300 vende pune të lira në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur zyrtarisht 300 vende të lira në institucionet shtetërore, të cilat do të plotësohen përmes procedurës së konkurrimit. DAP ka bërë publike institucionin ku gjendet vendi vakant, profilin e shkollimit të kandidatit, si dhe nivelin minimal të diplomës.

Sipas DAP, aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve për procedurën e pranimit në shërbimin civil (nga jashtë sistemit të SHC), do të bëhen vetëm ONLINE, në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, duke u regjistruar, aktivizuar llogarinë dhe, duke plotësuar me kujdes informacionin në të gjitha fushat e aplikimit online. “Kujdes! Për procedurën e pranimit në shërbimin civil Aplikimi bëhet vetëm ONLINE, nuk pranohen dokumentet nëpërmjet email-it, apo aplikime me postë!”, thekson DAP.

760 vende
Gjatë këtij viti, Këshilli i Ministrave ka zbardhur 65 institucionet publike dhe llojet e diplomave për 760 vendet e lira të shpallura në administratën publike që do plotësohen në vitin 2015. Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme: Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND) 30; Për kategorinë e mesme drejtuese 40; Për kategorinë e ulët drejtuese 180; Për kategorinë ekzekutive 510. Institucionet ku gjenden këto vende vakante nisin që nga Kryeministria, në disa prej ministrive, nëpër agjencitë e ndryshme shtetërore e deri te forcat e ruajtjes së rendit.

Dokumentacioni
Kandidatët duhet të regjistrohen, të aktivizojnë, të plotësojnë, skanojnë dhe të ngarkojnë në sistem dokumentat si më poshtë: Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni të publikuar nga DAP; fotokopje të diplomës; fotokopje të librezës së punës; fotokopje të letërnjoftimit (ID); vërtetim të gjendjes shëndetësore; vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Next Post

Google i kthehet linjës së celularëve NEXUS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

May 3, 2026
Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!

May 3, 2026
Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

May 3, 2026
“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

“Dua të takoj Melonin”, Rubio në Romë pas tensioneve me Vatikanin dhe Italinë. A do ta presë Papa?

May 3, 2026
Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

May 3, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

May 3, 2026
Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

May 3, 2026
“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

May 3, 2026
Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

May 3, 2026
“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In