• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Punët mbeten, jo fjalët. Investimet e bashkisë kanë rritur ndjeshëm vlerën e pronës

by S T
14/01/2025 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen masive të pemëve në kryeqytet. Grupit të studentëve të degës së Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e Liqenit të Farkës, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen misionit për gjelbërimin e qytetit.

“Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo vetëm nga gjelbërimi, jo vetëm nga pedonalja e re fantastike e Farkës, por edhe nga rritja e vlerës së pronës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë investimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, zonës së parkut të Liqenit të Farkës i është rritur ndjeshëm vlera e pronës. “Këto prona, që deri dje shiheshin si zona periferike, pa interes, kanë pësuar rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Për të gjithë familjet autoktone të Farkës, gjithë ky zhvillim që ka sjellë urbanizimi, investimet tona, rrugët, kanalizimet, ndriçimi, fibrat optike, të gjithë shërbimet e nevojshme, e kanë rritur, në disa raste, 4-5 herë vlerën e pronës. Kjo do të thotë se përfitojnë banorët e rinj të gjithë këtyre infrastrukturave, ndërkohë që kanë përfituar shumë edhe ata që janë vendalinj. U është rritur vlera e pronës, kanë shitur, kanë blerë, kanë pasur mundësi të investojnë. Jam vërtet krenar për këto punë që kemi bërë”, vijoi ai.

Në fund, Veliaj u bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të mbjellin pemë, ndërsa theksoi se ato që mbeten janë punët e mira në qytet e jo fjalët.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin, qoftë edhe një pemë të vetme. Nëse secili bën të vetën, – qoftë duke mbjellë 37 mijë pemë në Baldushk, 300 këtu, 100 në një vend tjetër, një poshtë pallatit, për një ditëlindje apo përvjetor, secili na ndihmon dhe secili ka mundësi të thotë: ‘Lashë edhe unë një shenjë në Tiranë’. Cic – micet e ditës mbarojnë, ndërkohë që këto pemë do jenë këtu për 100, 200 e më shumë vite. Le të investohemi në gjëra që zgjasin, në gjëra që japin kontribut dhe lënë një shenjë për mirë në Qytetin. Ne do vijojmë me mbjelljet, që t’i lëmë Tiranës vërtet një “pajë”, që deri tani e kemi çuar mbi 1 milionë pemë. Nëse mbajmë këtë ritëm, me mbi 100 mijë pemë të mbjella në vit, do kapim dy milionë pemë deri në 2030”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Kërcënoi me armë zjarri të riun pas sherrit në lokal, shpallet në kërkim 35-vjeçari në Lushnje

Tentoi të digjte shtëpinë e motrës duke lënë qëllimisht një qiri ndezur, arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In