• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“300 milionë euro investime në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”

by A R
23/12/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në janar pritet të nis zbatimi i programit IPARD III me 56% financim më shumë se IPARD II, në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe agrobiznesit.
Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në Kuvend, ku prezantoi marrëveshjen sektoriale për dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE për Shqipërinë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit, që i hap rrugën zbatimit të Programit të ri IPARD III.
“IPARD III i krijuar nga BE për vendet e paraaderimit deri në vitin 2027, vë në dispozicion të sektorit të bujqësisë në Shqipëri një fond europian prej 112 milionë euro. Së bashku me financimin e Qeverisë Shqiptare prej 34 milionë euro , e çojmë këtë program në një fond mbështetës për bujqësinë prej 146 milion euro në 5 vitet në vijim”, tha ministrja.
Krifca vuri në dukje se, nëse vlerësojmë edhe kontributin e fermerëve dhe agropërpunuesve që kontribuojnë nga 30 deri në 50% të financimit për investimet e tyre, totali i financimit të injektuar në tërësi nga ky Program, pritet të jetë arrijë mbi 300 milionë euro , në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Ministrja parashtroi sektorët që do mbështesë IPARD III .
Sipas saj, IPARD 3 do ta zgjeroj gamën e përfituesve duke i rritur mundësitë e financimit për komunitetet rurale edhe në sektorë të tjerë me 5 masa të reja, në bujqësi, blegtori, agropërpunim, diversifikim i fermes, pyjet, prodhimi organik, Qasja LEADER, infrastruktura rurale, shërbimet këshillimore”, .
IPARD III do të përfshijë për herë të parë edhe sektor të rinj, si ullirin, bimët mjekësore dhe përpunimin e peshkut.
Shqipëria renderit ndër vendet e para për përthithjen e fondeve nga BE-ja, kjo duket edhe nga shifrat që ofron IPARD III që eshtë 56% më shumë se sa program i mëparshëm.
Programi IPARD, ka pasur një rol të pakrahasueshëm dhe thelbësor në transformimin e bujqësisë shqiptare, dhe në injektimin e sektorit me financim të freskët. Në 4 thirrjet e Programit IPARD II, ka pasur 1189 aplikime, janë lidhur 479 kontrata (pra 40% a plikantëve) dhe 30 kontrata janë në process; fondi i angazhuar në total është 85,4 milionë euro (ose 91 % e buxhetit); Ndërkohë që vlera në total e investimit arrin 144.6 milionë euro.
Deri më sot, fermerët shqiptarë kanë marrë 64% të fondit të angazhuar; janë disbursuar 54.3 milionë euro dhe janë përfunduar e paguar 321 investime nga të cilat 85 pika grumbullimi, frigoriferike apo magazinimi; 50 investime në turizëm rural; 30 ferma blegtorale të standardeve europiane; 130 investime në mekanikë bujqësore; 40 investime në mbjellje dhe të reja dhe kantina; 83 investime në serra; 9 investime në energji të rinovueshme.
Gjithashtu tha ministrja kemi 479 sipërmarrje start up apo të rinovuara, sipas standarteve të Bashkimit Europian, që sigurojnë punësim për fermerët, të ardhura për ekonominë, siguri ushqimore, eksporte dhe mbi të gjitha perafrim me standardet e BE-së.
Krifca vuri në dukje se, programi IPARD III planifikon të zbatojë 9 masa, nga të cilat 5 masa janë të reja me buxhet të ri të shtuar: konkretisht “Agro-mjedis-klimë dhe bujqësi organike” me një buxhet grant rreth 2.5 milionë euro ; “Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER për grupet lokale të veprimit” me një buxhet grant rreth 4.8 milionë euro; “Investime në infrastrukturën publike rurale” me 16 milionë euro; “Shërbimet këshillimore” me 2.9 milionë euro dhe “Ngritja dhe mbrojtja e pyjeve” me një buxhet grant prej 7.1 milionë euro.
Përveç mbështetjes së rritur financiare, MBZHR po punon për të finalizuar me sukses dhe për të akredituar sistemin e aplikimeve online për thirrjet e IPARD III.
“Jemi i pari vend pjesëmarrës në programin IPARD që jo vetem sjell marreveshjen sektoriale për miratim në parlament në kohë rekord për t’i hapur rrugë financimeve ndaj fermereve dhe agropërpunuesve por dhe që do të do të kryejë digjitalizimin e të gjitë proceseve të aplikimit dhe kontrollit deri tek finalizimi i investimeve”, u shpreh Krifca .
Ministrja Krifca ftoi deputetët ta miratojnë marrëveshjen unanimisht, teksa ftoj fermerët, blegtorët, grumbulluesit, agropërpunuesit, por edhe bashkitë dhe komunitetet rurale që të fillojnë të hartojnë projektet e zhvillimit për të aplikuar me hapjen e thirrjeve për këtë dritare të rëndësishme financimi.

/a.r

Next Post

Teatri i ri, kërcënon Berisha: Do të rrafshohet, nuk ka diskutim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In