Vendi ka hyrë në një vit elektoral dhe duket se ekonomia do të jetë karta e fortë e kësaj mazhorance. Por si ka ecur ekonomia? Punësimi? Pse u prish marrëveshja me FMN dhe borxhi?
Për këto dhe të tjera pyetje, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Intervista
Sokol Balla: E nisët këtë mandat me FMN dhe po e mbyllni pa të. Pse?
Arben Ahmetaj, ministër i Financave: Duhet të bëjmë një retrospektivë për gjendjen e ekonomisë dhe buxhetit në 2013. dua të kujtoj që ditën që kemi ardhur në zyrë, nëse nuk do të bënim asgjë me financat e vendit, realisht pa asnjë ekzagjerim do të kishte zero lekë në arkën e shtetit në tetor. Për më tepër, në thesar në radhën e pagesave të shtetit pritnin të pagueshin por nuk kishte para gati 10 miliardë lekë fatura që nuk mund të paguheshin sepse nuk kishte asnjë lek ën arkën e shtetit. Për më tepër ishin 726 mln dollarë borxhe. Kjo është një gjë e kaluar dhe nuk do të përsëritet më. Këto ishin detyrime të spitaleve, shërbime që privatët kishin bërë në spitale. Ishin 44 milionë dollarë që ajo qeveri, që nuk ja kishte paguar personave me aftësi të kufizuara. U kishte refuzuar bukën e gojës. Me sipërmarrjen një histori më vete, ku gati 200 mln dollarë ishte TVSH e parimbursuar dhe po kaq punë publike që nuk ishin paguar. 2005, kur qeveria e vjetër erdhi në detyrë, rritja ishte 6.5 përqind, ishte kulmi i kreditimit. Kur e lanë detyrën në shtator të 2013, rritja ekonomike ishte statistikisht 1 përqind. Cdo vit rrisnin borxhin me nga 1.5 përqind të PBB. E morën borxhin 57 përqind dhe e lanë 70.4 përqind, e certifikuar nga FMN kjo.
Sokol Balla: Ju flisni për rritje ekonomike, megjithatë ka një lloj skepticizimi, ose qytetarët nuk e ndjejnë akoma për rritjen që ju flisni. Kjo rritje duket paradoksale me perceptimin publik.
Ahmetaj: Kryeministri ka thënë një shprehje në parlament që përpara kemi një shkëmb për të thyer dhe pas një greminë. Më thoni çfarë rruge mund të marrë një qeveri që ka trashëguar një greminë dhe një mal të madh me borxhe?!
Sokol Balla: Kjo është arsyeja që thërritët FMN?
Ahmetaj: Ishte marrëveshja më e mirë. Me FMN është një marrëdhënie e vështirë, megjithatë ne korrigjuam financat dhe rikthyem në gjendje të shëndoshë. Vit pas viti kjo na u shpërblye. Morën reofrma të guximshme që shumë pak qeveri do guxonin t’i merrnin, ajo në dogana, energji, pensione, administrimin e territorit, vendosja e shtetit dhe sot flasim për një rritje 3.4 përqind për 2016.
Sokol Balla: Me një parashikim për 4 përqind apo jo?
Ahmetaj: Me një rritje prej 3.8 përqind dhe nëse vazhdojnë reformat mund të kapë edhe 4 përqind.
Sokol Balla: Pas marrëveshjes me fmn, një borxh që e kishit 70.4 përqind sot e keni 71 përqind. Borxh më i lartë, sukses apo dështim?
Ahmetaj: E morën 70.4 përqind, por mos harroni që së bashku me riskun shkonte 83 përqind. Në program ishte parashikuar që do të rritej në dy vitet e para të marrëveshjes për të korrigjuar gjithë risqet që kishte ekonomia. Brenda atij borxhi është korrigjimi që kemi bërë në ekonomi dhe energjisë që kemi bërë. Në 2016 borxhi u ul me 1.5 përqind, një ulje drastike. FMN në 2013 e citonte që borxhi së bashku me risqet e vendit është 83 përqind. Sot, borxhi 71 përqind është 71 duke përfshirë gjithcka.
Sokol Balla: Sa përqind të PBB kishin borxhet e prapambetura
Ahmetaj: Borxhet e prapambetura ishin 5 përqind e PBB-së. Në 2017, parashikimi është që 68.9 përqind. Ne kemi shlyer të gjitha borxhet që kanë faturat të rregullta.
Sokol Balla: 2017 duhet ta vlerësojmë pas qershorit, sepse jeni pa fmn dhe keni hapur thesin kaq shumë sa nuk jam shumë optimist për këto shifra.
Ahmetaj: Është e skanuar nga kompanitë e auditimit ndërkombëtare që niveli i detyrimeve të prapambetura kanë qenë 726 mln dollarë.
Sokol Balla: Paraqitët një faturë të fryrë borxhet për të marrë më shumë kredi?
Ahmetaj: Nuk është kështu. Ne kemi larë 650 mln dhe pjesa tjetër është në diskutim mes institucioneve nëse do të sillen letrat apo faturat. Janë gati 70 mln dollarë që nuk kanë fatura të rregullta. Gjithë detyrimet e prapambetura në bazë të ligjit janë paguar. Të marrësh një shtet të falimentuar dhe të sjellës në një pikë ku rritja prej 3.4 përqind është dyshemeja e ambicies. Mos harroni që kemi punuar edhe në një situatë të pafavorshme ndërkombëtare me faliment të greqisë, krizë në itali, ulje të cmimit të naftës dhe krizë globale.
Sokol Balla: Atëherë kush është celësi i suksesit tuaj?
Ahmetaj: Merrni reformat, ajo në energji, ajo në vendosjen e shtetit, ajo e pensioneve e të tjera. Nëse nuk do të kishim bërë reformat grafikët do të ishin tmerr sot. 71 përqind borxh do të ishte 90 përqind borxh dhe do të kishte zhvlerësim leku, varfëri ekstreme. Ekonomia reale thotë që përvec se janë rritur sektorët, punësimi është rritur vetëm në nëntëmujor me 7.4 përqind. Papunësia ka rënë në nivelet e para se ne të vinim në detyrë. Janë 183 mijë vende pune me bordero. Shqipëria nuk është vendi i dytë pas gjermanisë, ka vështirësi të pafundme, në strukturë, risqet e brendshme ato të jashtme, por ka lënë greminën pas dhe ka hyrë në një trajektore pozitive.
Sokol Balla: Kur thoni që janë shtuar vende pune, u referoheni atyre që kanë kaluar nga e zeza në të bardhë apo krijim i vendeve të reja të punës? Edhe nr të të punësuarve në bujqësi?
Ahmetaj: Jo! Kemi rritje serioze konsumi. Në 2015 në tremujorin e parë dhe të dytë konsumi ra, pas kësaj konsumi është rritur dhe bsh thotë se është rritur e ardhura e disponueshme nga puna, ajo që i ngelet në xhep në fund të muajit qytetarit për të konsumuar. Bsh thotë se burimi kryesor është punësimi. Janë 183 mijë vende pune në sektorin jobujqësor, që nuk është i përfshirë në këtë shifër.
Sokol Balla: Edhe sa ju duhen nga 300 mijë vendet e famshme?
Ahmetaj: Kemi thënë 300 mijë vende pune në ekonomi, kemi 183 mijë vende pune në sektorin jobuqëjsor. Në total, në ekonomi janë mbi 300 mijë vende të reja pune të krijuara.
Sokol Balla: Në 2013 ke deklaruar 300 mijë vende pune pa bujqësinë dhe madje ke akuzuar kundërshtarin tuaj politik se përdorin bujqësinë, sot pas katër vjetësh kthehesh në atë tezë.
Ahmetaj: Jo! Nuk është kështu. Ekonomia është një. Sot janë 683 mijë të punësuar në total në sektorin jobujqësor megjithë administratën. Këta përfitojnë nga ulja e taksës. Janë vende pune të krijuara në ekonomi dhe nëse është rritur konsumi është rritur falë rritjes së punësimit.
Sokol Balla: I keni krijuar 300 mijë vende pune që i premtuat në fushatë, po ose jo/
Ahmetaj: Punësimi është një nga premtimet e mbajtura të aleancës dhe ps?
Sokol Balla: Ekonomia, rritja është mbajtur? Dhe nëse po, pse rishikuat me uolje parashikimin për 2017?
Ahmetaj: Nga sa me sa?! Në programin me FMN është 3.4 përqind dhe parashikimi dhe fakti është afër parashikimit që kemi pasur me fmn para 4 vitesh.
Sokol Balla: Përvec TAP-it dhe hidrocentralit Banjës, cila janë investimet tuaja të mëdha në këto 3.5 vite?
Ahmetaj: Kjo është qesharake. Ekonomia është një dhe e vazhdueshme. Efekti i tap vitin e kaluar ishte minimale akoma. Tap në 2017 nis investimet kryesore. Devoli në 2015, ka patur 17 mld lekë me bilanc investime, pjesa tjetër janë në bujqësi, shërbime, në industri, në turizëm. Nuk është në stilin tonë të numërojmë marrëveshjet që bëjmë.
Sokol Balla: Klima e përshtatshme për investimet e huaja, përse nuk kanë krijuar investime më të mëdha?
Ahmetaj: Kemi rritje në ndërtim, numri i kompanive të huaja vjen cdo vit në rritje në vend. Janë investime greke, italiane, austriakë dhe turq.
Sokol Balla: Sa ndikim mund të ketë patur ajo që quhet ekonomia e hashashit? Ka disa shifra, disa të dhëna që nuk shpjegohen në sistemin bankar?
Ahmetaj: Vijnë nga investimet e huaja, remitancat dhe të tjera. Ka të bëjë edhe me një xhiro shumë intensive të lidhur me turizmin. 2015 dhe sidomos 2016 turizmi ishte përfitues neto në shqipëri dhe ato janë parë në euro dhe dollarë. Hashashi këtu mund të kishte ndonjë efekt minimal, por efekti kryesor vjen nga punësimi, kreditimi dhe besimi në ekonomi.