• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër, mbi 100 u arrestuan

by A M
12/11/2023 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tubim i madh pro-palestinez i mbajtur në Londër mblodhi më shumë se 300,000 njerëz të cilët marshuan nëpër kryeqytet duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Më shumë se 100 protestues kryesisht nga grupe të ekstremit të djathtë u arrestuan pasi  u përleshën me policinë dhe hodhën gurë dhe granata. Nëntë prej tyre mbetën të plagosur. Demostruesit mbanin në duar slogane, si dhe flamuj palestinezë në duar.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi dhunën ndaj forcave të armatosura dhe disa prej institucioneve. Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit pasi ministrja e Brendshme Suella Braverman i quajti ato “marshime urrejtjeje” të udhëhequra nga “turma”.

“Të gjithë e kemi parë se çfarë po ndodh. Nuk fshihen imazhet që po dalin nga Gaza dhe unë jam vetë palestinez. Edhe pse nuk kam qenë kurrë në gjendje të shkoj vetë në atë tokë, këto histori janë treguar dhe këto fotografi dhe pamjet i kam parë gjithnjë.”

Protestat të dhunshme ishin edhe në Spanjë.

Protestuesit pro-palestinez sulmuan stacionin e Barcelona- Franca gjatë një mitingu në qytetin katalanas. Autoritetet u detyruan që të mbyllnin portat e stacionit kryesor të qytetit teksa protestuesit  u përpoqën të hynin. Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj  gome për të shpërndarë protestuesit.

Më herët gjatë tubimit, protestuesit qëndruan brenda stacionit duke mbajtur flamuj dhe parulla palestineze. Rreth 21,000 njerëz morën pjesë në një tubim pro-palestinez në Bruksel, ndërsa në Paris, ligjvënësit e krahut të majtë ishin në mesin e rreth 16,000 protestuesve që marshuan me pankarta dhe flamuj pro-palestinez duke bërë thirrje për një armëpushim.

Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Dublin, Irlandë.  Demostruesit pro-palestinez bënë thirrje për  të ndalur luftimet në Rripin e Gazës. Protesta vjen përpara një votimi të qeverisë irlandeze javën e ardhshme për dëbimin e ambasadores izraelite në Irlandë, Dana Erlich. Demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Australi, Izael, SHBA etj.

/a.d

Next Post
Do të transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Korçë

Do të transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com