• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

30-vjetori i eksodit/Presidenti Sassoli: Nuk lodhem të përsëris se PE mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by Java News
06/03/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk lodhem të përsëris se PE mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deklaroi sot presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli me rastin e 30-vjetorit të emigrimit të shqiptarëve në Itali.

”Po jetojmë në kohë të vështira. Planeti është ndalur dhe jeta jonë e përditshme po vihet në provë. Kanë qenë muaj që na kanë paraqitur sfida të mëdha dhe të paimagjinueshme, por që na kanë bërë gjithashtu të kuptojmë se sa të ndërvarur jemi dhe se sa i nevojshëm është solidariteti, e njëjta frymë që 30 vjet më parë dalloi rajonin e Pulias duke demonstruar humanizmin e popullsisë së saj drejt miqve shqiptarë, të cilët kishin kaluar Mesdheun me varka të improvizuara, me gomone, në kërkim të një të ardhme më të mirë”, thotë Sassoli.

”E njëjta frymë që vazhdoi të dallonte miqësinë tonë, edhe marsin e kaluar kur, në një nga momentet më të vështira në historinë e vendit tonë, një ekip mjekësh shqiptarë me infermierë dhe punonjës shëndetësorë mbërritën në gadishullin tonë për të siguruar mbështetje për ndihmë konkrete në spitalet tona. Edi Rama me atë rast tha se ”nuk jemi të pasur por nuk jemi pa kujtesë” dhe më lejoni t’ju kujtoj se kujtesa është pasuria jonë e vërtetë, kujtesa që na lejon të mbajmë gjallë angazhimin dhe përgjegjësinë tonë ndaj të tjerëve, sepse kohët e fundit kemi parë askush nuk mund të bëjë gjë i vetëm”, shto ai.

”Ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë frymë, solidariteti që dallon qytetarët tanë dhe historinë tonë dhe rrënjët tona janë të ndërthurura dhe për këtë arsye unë kurrë nuk lodhem të përsëris se Parlamenti Europian mbështet fuqimisht procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne duhet të bashkojmë kufijtë tanë gjeografikë me kufijtë tanë politikë dhe nga ky zgjerim do të përfitojë qytetarët dhe shtetet”, theksoi Sassoli.

”Sigurisht që ne duhet t’i lidhim historitë tona me miqësinë, solidaritetin, humanizmin  dhe bashkëpunimin. Mirëseardhja dhe mbështetja e treguar nga Pulia 30 vjet më parë është filli i përbashkët që ne duhet të vazhdojmë të ndjekim. Është historia e një kujtese të përbashkët që duhet të vazhdojë të pasurohet. Kjo është rruga drejt horizontit europian që pret Shqipërinë, sepse vetëm së bashku do të jemi më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidat që kemi në horizont. Asnjëherë si në këtë moment ne nuk kemi nevojë të forcojmë lidhjet tona, demokracinë tonë dhe vlerat tona themelore dhe të promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe atë ndjenjë të komunitetit kaq të integruar në ADN-në e vendeve tona”, shtoi ai.

”Sot më shumë se kurrë, ky përvjetor demonstron rëndësinë e një rruge të përbashkët, të një procesi integrimi dhe bashkëpunimi në të cilin të gjithë vëmë bast dhe besojmë se është e nevojshme për të ardhmen e një Europe që është gjithnjë e më e dobishme për jetën e qytetarëve tanë. Tridhjetë vjet më parë isha gjithashtu atje për të dëshmuar zbarkimin e të rinjve, burrave dhe grave që mbërritën në Itali nga Shqipëria. Është një kujtesë e fortë e një miqësie që natyrshëm do të na bëjë të përballemi më mirë me sfidat me të cilat përballemi. Fat të mirë për të gjithë dhe shpresojmë të takohemi së shpejti”, përfundon mesazhi i presidentit të PE, Davis Sassoli.

Next Post
Rruga buzë liqenit të Farkës do quhet sipas legjendës të Tiranës, Ali Mema

Rruga buzë liqenit të Farkës do quhet sipas legjendës të Tiranës, Ali Mema

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In