• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike/ Pse prej 8 vjetësh Shqipëria ende s’ka ambasador në Vatikan?

by Java News
27/11/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përtej shkëlqimit të pamohueshëm të marrëdhënieve që faktohet më së miri nga dy vizita apostolike në këto 30 vjet, ka një detaj që në publik palët bëjnë përherë kujdes të mos e prekin, por në bisedat diplomatike private është përherë temë e nxehtë diskutimi: prej më shumë se 8 vjetësh, Shqipëria nuk përfaqësohet në Vatikan në nivel ambasadori, por me një të ngarkuar me punë, edhe ajo e pandryshuar prej më shumë se 8 vitesh.

Kryeministri Rama ishte sot në Vatikan, në një ceremoni të organizuar nga Sekretari i Shtetit Parolin, ku u përkujtua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Më pas gjatë ditës, kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, u pritën në një audiencë private nga Ati i Shenjtë, në përfundim të së cilës të dyja palët theksuan raportet e mira mes dy vendeve, në këtë përvjetor të rëndësishëm.

Por, përtej shkëlqimit të pamohueshëm të marrëdhënieve që faktohet më së miri nga dy vizita apostolike në këto 30 vjet, ka një detaj që në publik palët bëjnë përherë kujdes të mos e prekin, por në bisedat diplomatike private është përherë temë e nxehtë diskutimi: prej më shumë se 8 vjetësh, Shqipëria nuk përfaqësohet në Vatikan në nivel ambasadori, por me një të ngarkuar me punë, edhe ajo e pandryshuar prej më shumë se 8 vitesh.

Në vitin 2015, qeveria Rama u përpoq të mbushte vendin e lënë bosh në vitin 2013 nga ambasadori i ndjere Rrok Logu, duke propozuar Visar Zhitin, një i ish-i përndjekur dhe ish-ministër i Partisë Demokratike në opozitë, që për çudinë e të gjithëve, u refuzua si i papërshtatshëm pikërisht nga presidenti demokrat Nishani, pavarësisht thirrjeve të vete demokratëve për dekretimin e tij.

Debati, i cili zgjati disa javë, përfundoi me refuzimin e emrit të Zhitit nga kreu i atëhershëm i shtetit, por shumë zëra asokohe, aluduan që Zhiti ishte viktimë e disa rrethanave që nuk kishin të bënin fare me personin e tij.

Prej atëherë, pavarësisht ndërrimit të presidentit, qeveria nuk ka bërë më përpjekje për të mbushur vendin e lënë bosh prej gati një dekade, ndonëse burimet tregojnë që kembengulja nga Kisha dhe nga Selia e Shenjtë nuk ka qenë e vogël. Të njëjtat burime thonë se qeveria nuk ka në plan të bëjë përpjekje përpara vendimit të pritshëm të gjykatës Kushtetuese për fatin e kreut të shtetit.

E gjitha kjo, ndodh në një kohë kur Papa Francesku jo vetëm ka treguar një vëmendje personale të theksuar ndaj Shqipërisë, por në 4 vitet e fundit, ka sjellë në postin e Nuncit Apostolik në Shqipëri, jo emra dosido, por diplomatë me peshë si Imzot John Charles Broën, ish Nunc Apostolik në Irlandë dhe Imzot Luigi Bonazzi, ish Nunc në Kubën e Fidel Kastros.

Për këto arsye, lind në mënyrë të paevitueshme pyetja: pse ky 30 vjetor i festuar me pompozitetin që meriton, e gjen Shqiperine me ‘sede vaçante’ në Selinë e Shenjtë, prej më shumë se 8 vjetësh?

Shqiptarja.com

 

Next Post
“Non grata” nga DASH/ Deliri i Sali Berishës nuk ndalet: Thërret via-scype foltoren e radhës… në SHBA!

“Non grata” nga DASH/ Deliri i Sali Berishës nuk ndalet: Thërret via-scype foltoren e radhës... në SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 Qershor 2026

June 26, 2026
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

June 26, 2026
Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

June 26, 2026
Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

June 26, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In