• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 vjet eksod- ende shumë për të bërë

by Plator Nesturi
09/08/2021 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Dje ishte një ditë e veçantë në historinë e vendit. Përkujtimi i 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve nga anija Vlora që me 20 mijë shqiptarë të përvuajtur trokiti në dyert e Italisë dhe duke dhënë Evropës imazhet e para të një shoqërie jo vetëm të varfër por dhe të izoluar nga bota prej regjimit komunist. Për këdo që e ka jetuar këtë kalvar tranzicioni, është më e kuptueshme se sa kanë ndryshuar gjërat që nga ajo kohë.

Ndryshime që më së shumti i dedikohet asaj furie njerëzore që vinte nga mungesa e shpresës dhe që e kërkonte të ardhmen tek Evropa jo thjesht si imazh begatie e mirëqënieje, por dhe si imazh i demokracisë së munduar për 50 vite. Udhëtimi i 20 mijë shqiptarëve që kishin mbushur anijen Vlora në Durrës, i ngjante një udhëtimi biblik drejt tokës së premtuar, të cilën e ndeshën në brigjet e Barit, prej nga u mirëpritën nga një popull fisnik si italianët e që u hapi dyert dhe zemrën.

Kjo dashamirësi u dëshmua së pari nga Enrico Dalfino, kryebashkiakut të Barit të vitet 90′-91′ i cili zgjodhi të mirëpriste eksodin edhe pse kundërshtoi qeverinë, monumenti i të cilit u nderua dje nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi, Presidenti i Pulias, Michele Emiliano, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe atë të Durrësit Emiriana Saku. Nisja e anijes Vlora drejt Puglias ishte vala e dytë e eksodit të shqiptarëve para 30 vitesh.

Vala e parë ishte ajo e ambasadave, ndërsa regjimi komunist ishte ende në këmbë. Këto ishin rrugëtimet e para të shqiptarëve drejt Evropës pas gati 50 vitesh izolimi. Ishte një rrugëtim shprese ama, se dhe vendi i tyre do të bëhej: me punë dhe me djersë, me dinjitet dhe drejtësi, me liri dhe të drejta, me mundësira për ta krijuar të ardhmen këtu. Ndërsa hedhim sytë pas, nga gjithë ato energji njerëzore të ndrydhura e që shpërthyen në atë eksod masiv, shohim se ende ka shumë për të bërë që ato aspirata të bëhen realitet i pakthyeshëm.

Pas 30 vjetësh shohim që një pjesë e atyre figurave politike i kemi nëpër këmbë e të pandryshuar. Pikërisht ata që në atë kohë na premtonin të ardhmen e ndryshuar e demokratike por që për 30 vjet ndërtuan veçse pushtetin e tyre e që ende bëhen pengesë për demokratizim dhe reforma të domosdoshme. Është koha tashmë që në eksod të çojmë pikërisht këtë kastë politike që vetë të ecim përpara. Madje jemi të vonuar.

Next Post
“Zjarri në Gadishullin e Karaburunit paraqet rrezikshmëri”, MB bën bilancin: Ja vatrat aktive në vend

“Zjarri në Gadishullin e Karaburunit paraqet rrezikshmëri”, MB bën bilancin: Ja vatrat aktive në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

January 5, 2026
Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

January 5, 2026
“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

January 5, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

January 5, 2026
Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In