• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

by A R
11/12/2025 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara tri dekadash Marrëveshja e Dejtonit i dha fundës luftës së parë në Europë që pas vitit 1945. Por ajo përmban potencial konflikti, frymë kjo që karakterizon edhe sot e kësaj dite realitetin politik.

1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?

Marrëveshja e Paqes u vendos më 21.11. 1995 në Dejton në SHBA dhe u nënshkrua më 14.12.1995 në Paris. Me të iu dha fund luftës që vazhdoi për tre vjet e gjysmë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Luftimet ndërmjet serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve u karakterizuan nga “spastrime etnike”, rrethimi i Sarajevës dhe gjenocidi i Srebrenicës. Gjithsej 100.000 vetë humbën jetën, miliona u dëbuan. Vetëm me ndërhyrjen e NATO-snë gusht 1995 u bë e mundur një marrëveshje armëpushimi dhe në tetor fillimi i bisedimeve të paqes me ndërmjetësimin e udhëheqjes amerikane. Nën drejtimin e diplomatit amerikan Richard Holbrooke palët e konfliktit u mblodhën në bazën e aviacionit ushtarak të SHBA-së Wright Patterson në Dejton, Ohajo, për të diskutuar planin e paqes.

2. Cilët ishin protagonistët e kësaj marrëveshjeje?

Në tryezën e bisedimeve ishin presidenti Sllobodan Millosheviç (Serbi), Franjo Tuxhman (Kroaci) dhe Alija Izetbegoviç (Bosnjë dhe Hercegovina). Secili prej tyre ndiqte interesat e veta: Millosheviçi donte të ruante influencën dhe të siguronte territoret e pushtuara në luftë dhe të spastruara etnikisht të serbëve të Bosnjes, Tuxhman synonte avantazhet territoriale për Kroacinë, dhe Izetbegoviç luftonte për njohjen e entitetit shtetëror Bosnjë dhe Hercegovina.

Me përfaqësuesit politik dhe ushtarak të serbëve të Bosnjes – si Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç – nuk u negociua. Kundër Karaxhiçit në vitin 1996 u dha urdhër-arresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Kundër tij ishte ngritur padi që në vitin 1995.

3. Çfarë përmban marrëveshja?

Marrëveshja përcakton: Bosnjë dhe Hercegovina mbetet e pandarë si shtet sovran në kufijtë e njohur dhe me kryeqytet Sarajevën.

Shteti përbëhet nga dy republika (entitete): Federata boshnjako-kroate (51 përqind e territorit) dhe Republika Srpska (RS) e banuar kryesisht nga serbo-boshnjakë (49 përqind e territorit). Lidhur me përkatësinë e qytetit verior boshnjak Brçko do të vendoset më vonë.

Bosnjë dhe Hercegovina drejtohet nga një presidium tresh shtetëror (për ruajtjen e proporcionalitetit etnik).

Ka dy dhoma parlamenti, një këshill ministrash, një gjykatë kushtetuese dhe një bankë qendrore. Institucionet e shtetit në tërësi janë përgjegjëse për politikën e jashtme dhe tregtinë, doganat dhe politikën monetare, çështjet e migracionit, kontrollin e hapësirës ajrore dhe që nga viti 2005 edhe për politikën ushtarake dhe të mbrojtjes. Të gjitha kompetencat u përkasin entiteteve.

4. Cila ishte baza për Marrëveshjen e Dejtonit?

Baza për Marrëveshjen e Paqes në Dejton ishte plani i Grupit të Kontaktit për Bosnjen, që përbëhej nga përfaqësuesit e SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë. Ky plan parashikonte, që të njiheshin faktikisht dëbimet e kryera nga serbët dhe “spastrimet etnike” dhe atyre t’u jepej 49 përqind e territorit të Bosnjë dhe Hercegovinës, ndonëse bazuar në numërimin e popullsisë më 1991 popullsia serbe përbënte vetëm 31 përqind.

5. Përse shpërtheu lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë?

Lufta e Bosnjes shpërtheu në vitin 1992, pasi shumica e popullsisë së vendit u shpreh në referendum për pavarësinë nga Jugosllavia. Më parë ishin shkëputur duke shpallur pavarësinë Sllovenia dhe Kroacia, që gjithashtu ishin pjesë e Jugosllavisë. Në referendumin në Bosnje morën pjesë vetëm popullsia boshnjake dhe kroate. Shumica e serbëve të Bosnjes preferuan qendrimin në shtetin jugosllav dhe e bojkotuan votimin. Si rrjedhojë një grup politikanësh serbo-boshnjakë shpallën “republikën serbe” (Republika Srpska).

Milicët, që drejtoheshin nga këta politikanë filluan të terrorizojnë dhe të dëbojnë popullsinë jo serbe (boshnjakët dhe kroatët).

Udhëheqës nacionalistë si presidenti i Serbisë, Slobodan Milosheviç, dhe ai i Republika Srpska, Radovan Karaxhiç, përhapnin urrejtje dhe frikë, që nxiti spastrimet etnike, masakrat dhe rrethimin e Sarajevës.

Në fillim boshnjakët dhe kroatët u mbrojtën bashkarisht ndaj sulmeve serbe. Më vonë edhe ndërmjet tyre shpërtheu lufta. Nga territori i republikës Herceg-Bosna të shpallur prej udhëheqjes kroate u dëbuan shumica e boshnjakëve dhe serbëve. Mostari u kthye në një qytet të ndarë mes kroatëve dhe boshnjakëve.

6. Cili ishte roli i Gjermanisë në Marrëveshjen e Dejtonit?

Gjermania ishte pjesë e Grupit të Kontaktit, që koordinonte përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Bosnje. Kancelari Helmut Kohl mbështeste bisedimet politike dhe theksonte rëndësinë e marrëveshjes për stabilitetin e Europës.

Me iniciativën e SHBA-së dhe të qeverisë federale gjermane në janar 1994 u takuan në Petersberg në Bon, Tuxhman dhe Izetbegoviç. Si rezultat u arrit marrëveshja e Uashingtonit në mars 1994, përmes së cilës iu dha fund luftës ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, u shpërbë republika kroate Herceg-Bosna dhe u themelua federata boshnjako-kroate. Politikani socialdemokrat gjerman Hans Koschnik u caktua administrator i BE-së në Mostar.

Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu krijoi postin e Përfaqësuesit të Lartë, që do të vëzhgonte zbatimin e pjesës civile tëMarrëveshjes së Dejtonit. Në Janar 1996 Berlini dërgoi diplomatin gjerman Michael Steiner në Sarajevë. Deri në korrik 1997 ai ishte i pari zëvendës i Përfaqësuesit të Lartë. Në vitin 2006 ish-ministri gjerman i postës, kristiandemokrati Christian Schwarz-Schilling qendroi për një vit e gjysmë si Përfaqësues i Lartë. Që nga 1.08.2021 këtë post e drejton në Sarajevë ish-ministri gjerman i Bujqësisë, kristiandemokrati Christian Schmidt.

Një instrument qendror i Përfaqësuesit të Lartë janë Prokurat e Bonit të vendosura më 1997 në një konferencë në Bon. Këto i japin të drejtën Përfaqësuesit të Lartë të dekretojë ligje ose t’i shfuqizojë ato si dhe të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur, nëse ato pengojnë procesin e paqes.

7. Kritika ndaj Marrëveshjes së Dejtonit

Marrëveshja e Dejtonit me dy entitetet vendosi një rend politik me potencial konflikti, që nxit tensione dhe tendenca separatiste. Ndërtimi i ndërlikuar i shtetit me struktura paralele i vonon ose i bllokon proceset e vendimmarrjes, gjë që vështirëson reformat.

Të drejta kombëtare kanë vetëm tre grupet popullore të përkufizuara si konstitutive: Boshnjakët, kroatët, dhe myslimanët. Të tjera përkatësi etnike si romët dhe hebrenjtë nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë të përfshirë nga proceset e vendimmarrjes./ DW

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli

December 11, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In