• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 vite nga rënia e Murit të Berlinit/ Kryemadhi bën analizën dhe tregon detyrat e opozitës: Shqipëria fatkeqësisht në të njëjtin stad

by Java News
09/11/2019 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit duke sjellë një krahasim me gjendjen reale në Shqipëri sipas saj, por edhe rolit të opozitës.

Me një shënim të gjatë në facebook, Kryemadhi thotë se vendi ndodhet thuajse në të njëjtin stad edhe pas 30 vitesh, ndërsa rendit edhe faktorët që sipas saj e kanë lënë vendin prapa.

Më tej Kryemadhi thekson se liria ekonomike dhe barazia e tregut, sipas saj, do të garantohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Monika Kryeamdhit
Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë. Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve. Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre.

Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabartapër të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.
Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë.
Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si “top” për kundërshtarët politikë.
Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të.

Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: “Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t’i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti”.
Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.

Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një “hop” cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesmarrjen e opozitës reale.
Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991!
Drejtësi të barabartë për të gjithë?!

Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.
Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve.

Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e “shkëlqimit” të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oligarkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të “Teatrit”. Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt.
Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si “miqësor” të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara.

Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i “përmbush” të gjitha kriteret për të qenë e tillë.
Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut.
Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

g.kosovari

Next Post
Kur gjermanët bënin historinë, ne bënim mitingje solidariteti

Kur gjermanët bënin historinë, ne bënim mitingje solidariteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Partia Demokratike do mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht! Zbardhet dhe rendi i ditës, platforma e modernizimit dhe…

August 20, 2026
“Ka zbatuar reformat dhe përmbushur kriteret”- Plani i Rritjes, Shqipëria e para për fondet nga BE! Ngecin Kosova, Serbia e Bosnja

“Ka zbatuar reformat dhe përmbushur kriteret”- Plani i Rritjes, Shqipëria e para për fondet nga BE! Ngecin Kosova, Serbia e Bosnja

August 20, 2026
Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet autori! Policia: Shkak dyshohet…

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet autori! Policia: Shkak dyshohet…

August 20, 2026
Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

August 20, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Gjuha e urrejtjes të ngarkon psikologjikisht dhe të çon drejt krimit

August 20, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

U lanë në paraburgim për dhunimin e shefit të Krimeve të Sarandës, Gjykata zbardh masat ndaj 6 truprojave të lokalit: Për 45 ditë…

August 20, 2026
Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

August 20, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

August 20, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

August 20, 2026
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com