Gjykata e Riminit ka dhënë denimin për shqiptarin Paulin Nikaj, i cili u arrestua për vrasjen e bashkombesit të tij, Nimet Zyberi në mars të 2014-ës.
Sic raportuan mediat italiane, Paulin Nikaj ka qëlluar me 7 plumba Nimet Zyberin në prani të gruas së tij teksa ishte duke dalë nga një supermarket në Rimini.
Viktima ishte në shoqërinë e gruas, pasi kishin bërë pazar dhe u vra në sy të saj, më 17 mars 2014.