• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 qershori/ Data edhe mund të preket për Paskal Milon: Por të ruajmë standartet

by Java News
12/06/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokracia Sociale e udhëhequr nga Paskal Milo bëhet partia e parë e majtë që shprehet e gatshme për të pranuar shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Pas takimit që zhvilloi në Presidencë me Ilir Metën, Milo theksoi se “s’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhjet, rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve dhe të plotësojnë kriteret demokratike, të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse.”

“Me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situates dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqëtësimet e mia per krizën politike ku ndodhët vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet  duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Milo në përfundim të takimit.

PDS është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.

Ai theksoi se zgjedhjet e njëanshme mund të kompromentojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Zgjedhjet duhet të kontribuojnë në plotësimin e standardeve dhe të kushteve që BE i ka vendosur Shqipërisë për të hapur negociatat sepse në rast të kundërt çdo tentativë për të bërë zgjedhje të njëanshme do të mund të kompromentonte hapjen e negociatave, gjë që padyshim s’do ishte mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen europiane të saj”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.

Milo shtoi se: “Ne do vijojmë të takohemi jo vetëm me presidentin. Shprehim gatishmërine tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria që të gjejmë zgjidhen më të përshtatshme më të domosdoshme. Ndaj Partia Social Demokrate është e gatshme për t’u takuar edhe me PS edhe me subjektet e tjera politike me mendimin se Shqipërisë në keto momente të vështira duhet të dëshmojë urtësi dhe klasës politike përgjegjshmëri që interesi kombëtar të mbizotëroje mbi interesat politike.”

Ndonëse theksoi se është në aleancë me Partinë Socialiste, Milo deklaroi se askush nuk e pengon që të shpreh pikëpamjet e tij.

“Une përfaqësoj Partinë Demokracia Sociale, jam dhe vijoj të qëndroj në aleancë të deklaruar  me PS-në, por kjo s’do të thotë që të mos jem i lirë për të shprehur pikëpamjet e mia. Subjekti politik që përfaqësoj vendos interesin kombëtar. Duam stabilitet dhe që Shqipëria të shmangë përplasjet politike dhe sociale”, tha ai.

PDS është regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar. Top Channel

Next Post
Protesta/ Gazment Bardhi thirrje Lleshajt: Mos na Provoko

Negociatat/ Sekretari Bardhi i kërkon llogari Ramës për Holandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com