• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 mjekë në Itali, Rama për “La Repubblica”: Do ju ndihmojmë, ne nuk harrojmë që na keni shpëtuar

by Java News
30/03/2020 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë mjekë dhe njëzetë infermierë. Nuk është Ushtria e pamposhtur, por një togë e vogël dhe shumë prekëse, që dje Shqipëria e dërgoi në Itali për të na dhënë një ndihmë. Kryeministri Edi Ramma i shoqëroi në aeroport, bashkë me një video përshëndetëse që na ka prekur të gjithëve.

“Të gjithë janë mbyllur brenda kufijve të tyre”, tha Rama.

“Edhe vende të pasura u kanë kthyer shpinën të tjerëve. Ne nuk jemi të pasur por as pa kujtesë, nuk mund të mos i demonstrojmë Italisë që nuk e braktisim kurrë një mik në nevojë. Sot jemi të gjithë italianë. Eshtë shtëpia jonë, që kur motra dhe vëllezër italianë na kanë shpëtuar, mikpritur dhe adoptuar”, shton më tej.

I mbyllur në shtëpi si të gjithë, Rama udhëheq luftën në një front të brendshëm me 212 raste të konfirmuara, 10 të vdekur dhe 33 të shëruar. Vendi është totalisht i mbyllur, frika është e madhe.

I dërgoni në Itali, si një kthim borxhi për ndihma që keni marrë?
Jo vetëm kjo. Lidhja jonë me Italinë është shumë e fortë. Fola me Luigin (Di Maio) dhe ai më tha menjëherë “po, kemi nevojë, do të na ndihmonit shumë”. Po i dërgojmë në mision për tridhjetë ditë, me shpenzimet tona.

Prej nga erdhi virusi në Shqipëri?
Pacienti zero vinte nga Italia, ne ishim të parët në Evropë që mbyllëm shkollat dhe universitetet, dhe që bëmë një mbyllje totale. Duket se masat po japin efekt.

Përse ndihmoni pikërisht Italinë?
Miqësia jonë nuk është episodike, ekziston që kur dolëm prej bunkerit të komunizmit real. Kur bëra të ditur nismën tonë, i gjithë populli shqiptar duartrokiti me entuziasëm. Askush nuk tha: Ne jemi në hall për vete, kemi nevojë për mjekë dhe infermierë, nëse pëson kolaps një sistem shëndetësor i përparuar si ai i Lombardisë, si mund të dërgojmë ne rezervat tona? Jo, shqiptarët janë të kënaqur dhe krenarë që ju ndihmojnë.

Ndihma italiane pas tërmetit, ishte konkrete?
Po, tërmeti ndodhi në 4 të mëngjesit, u shkruajta të gjithë kryeministrave, Conte ishte ndër të parët që mu përgjigj. Brnda ditës erdhi Mbrojtja juaj Civile dhe nisën të shpëtojnë jetë.

Kush janë tridhjetë të dërguarit?
Dhjetë mjekë dhe njëzetë infrmierë: në fillim të epidemisë kishim bërë një thirrje për personelin shëndetësor të brezave të ndryshëm, që të regjistroheshin si vullnetarë në një listë rezervistësh në rast se pandemia do të shkonte përtej kapaciteteve të reanimatorëve, mjekëve dhe infermierëve që punojnë tashmë në spitalet tona. Nga ajo listë u bëmë nga një telefonatë… nën zë. Nuk e dinim si do të reagonin, ishte e drejta e tyre të thoshin jo, mbase të kishin frikë. Por ishte e pabesueshme, ministrja e Shëndetësisë bëri një xhiro telefonatash dhe i gjeti të gjithë të gatshëm për t’u nisur.

Rrezikojnë për një vend tjetër.
Në aeroport kishte të rinj mjekë dhe infermierë, që nuk ua kishin thënë as prindërve, druheshin se mos u thoshin jo. Eshtë një luftë e vërtetë. Më thanë: do ua themi vetëm kur të mbërrijmë. Të paktën dy prej tyre kanë studiuar për Mjekësi në Itali.

Janë të formuar dhe të pajisur tashmë?
Krejt të gatshëm. Unë doja që misioni të ishte tërësisht me shpenzimet tona. U vumë në dispozicion një pagë italiane, dhe paguam gjithë maerialet. Do të marrin një përvojë në vijën e parë në luftë, dhe do ta sjellin këtë përvojë në Shqipëri ku kemi tashmë luftën tonë dhe të rënët tanë.

Si i ndihmoni shqiptarët?
U dërgojmë ushqime në shtëpi atyre më në nevojë, të cilëve nga 1 prilli u kemi dyfishuar asistencën mujore. Kemi dhënë një pagë minimale për ata që janë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesi të tyre të vogël: janë 123 mijë familje. Por duhet të ndihmojmë edhe ata që janë në shtëpi dhe sipërmarrjet e turizmit: është një sektor themelor.

Next Post
Koronavirusi gjunjëzon Spanjën/ 812 viktima brenda 24 orëve, ia kalon Kinës për numrin e të infektuarve

Koronavirusi gjunjëzon Spanjën/ 812 viktima brenda 24 orëve, ia kalon Kinës për numrin e të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

June 26, 2026
Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

June 26, 2026
Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

June 26, 2026
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In