• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 mijë € për të “larë” imazhin/ Vrasja e shqiptarit me dokumente false shkatërroi bandën e policëve grekë. Zbulohet “Boss”-i

by Java News
02/12/2021 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat në Greqi kanë publikuar foton e komandantit që iu gjetën 320 mijë euro në një kasafortë pas goditjes së një grupi kriminal që helenizonte shtetas të huaj, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Emri i tij, ashtu si në rastin e efektivëve të tjerë të policisë të përfshirë nuk është bërë i ditur por fotoja e tij është publikuar.

Sipas raportimeve, grupi kriminal ra në rrjetën e autoriteteve pas vrasjes së një 37-vjeçari shqiptar në nëntor.

Shqiptari i cili mbeti viktimë i një sulmi mafioz në Atikë, kishte dokumente false. Dhe, sipas informacioneve, ai ishte në kërkim me emrin e tij të vërtetë shqiptar dhe përmes dokumenteve false që kishte siguruar, e paraqiste veten si qytetar grek me emrin Stergios Maznevidis.

Por më 16 nëntor një sulm i armatosur ndodhi në një pikë karburanti dhe ai mbeti viktimë. Sesi kjo vrasje është e lidhur me personat që janë arrestuar ditën e djeshme në Greqi mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet të cilat e bënë lidhjen e dy rasteve brenda një periudhe 15 ditore.

Organizata kriminale në fjalë për çdo helenizim merrte 30 mijë euro. Ata arritën të “pastronin” disa kriminelë, kryesisht shqiptarë, duke i bërë grekë, duke u dhënë karta ID të reja si dhe pasaporta.

Fitimet e organizatës kriminale, e drejtuar nga një oficer i policisë greke dhe 34 efektivë të tjerë policie, 10 prej të cilëve të arrestuar, kanë kaluar 5 milionë euro në tetë vitet e fundit. Është karakteristike se deri më tani janë konfiskuar mbi 600 mijë euro, ndërsa vetëm në kasafortën e oficerit që ishte truri i rrjetit janë gjetur 320 mijë euro.

Organizata thuhet se ka funksionuar që nga prilli 2013. Pas shumë muajsh dhe hetimi sistematik të Shërbimit të Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, në orët e mëngjesit dhe të pasdites së datës 30–11–2021, brenda kufijve të autostradës u arrestuan 20 persona, mes të cilëve 9 punonjës policie (një oficer), një nëpunës civil i Ministrisë Mbrojtjen e Qytetarëve, një regjistrues OTA, një avokat dhe tetë shtetas të tjerë. Në total, sipas hetimeve të deritanishme, në organizatën kriminale ka prova se janë përfshirë 34 punonjës policie.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se të paktën nga data 26–04–2013 deri më 30–11–2021 është krijuar dhe ka funksionuar një organizatë kriminale , e përbërë kryesisht nga grekë.

Rrjeti kishte krijuar një rrjet tjetër bashkëpunëtorësh dhe ishte aktiv në dhënien e kartave origjinale (zakonisht) greke të identitetit, pasaportave greke dhe patentë shoferëve për shtetas të huaj me precedentë të rëndë kriminalë, që kërkonin fitimin e pronave të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, ata lehtësuan qëndrimin e paligjshëm në vend të shtetasve të huaj, të cilët gëzonin të gjitha të drejtat e shtetasve grekë, si lëshimi i numrit të regjistrimit tatimor, numrit të regjistrimit të sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve publike kompetente, duke e vështirësuar për gjetjen dhe arrestimin e disa prej tyre (me precedentë të rënduar kriminale) si dhe lehtësimin e daljes së tyre nga Greqia drejt vendeve të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe zonën Shengen ku u arrestuan disa mbajtës të dokumenteve “false”.

Next Post
I preu këmbën e gabuar pacientit, kirurgia shpallet fajtore dhe dënohet me gjobë

I preu këmbën e gabuar pacientit, kirurgia shpallet fajtore dhe dënohet me gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In