• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 janari afati i fundit për depozitat, Veliaj porosi administratorëve të pallateve: Procedurat që duhet të ndiqni me banorët

by Java News
20/12/2019 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 janari është afati i fundit brenda të cilit inxhinierët e liçencuar, në bashkëpunim me asambletë e bashkëpronarëve, banorët dhe administratorët, duhet të vendosin se cilët janë pallatet që nuk mund të mbajnë depozita uji në tarracat e tyre, për shkak se rrezikojnë shembjen. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me administratorët e zgjedhur të pallateve, të cilëve u la porosi të angazhohen në procesin e heqjes së depozitave nga pallatet ku rrezikohet jeta e banorëve.

Veliaj tha se nëpërmjet një inxhnieri të licencuar bëhet verifikimi në terren i gjendjes së pallateve dhe vendoset nëse këto struktura mund t’i mbajnë ose jo depozitat. Për rastet kur do të vendoset se depozitat duhet të zbriten nga tarracat, Veliaj tha se bashkia do krijojë lehtësirat e nevojshme që banorët t’i vendosin ato në katet e para.

“Afati për këtë është deri në 30 janar. Pra, në çdo pallat duhet të bëjmë një verifikim, inxhinieri mjafton të jetë i liçencuar dhe të thotë kjo mban dhe kjo s’mban, ju së bashku me banorët do t’i zbresni dhe bashkia jep leje për t’i vendosur poshtë. Pra, një hapësirë që keni poshtë pallatit mund ta rezervoni për vendosjen e një depozite të përbashkët”, tha Veliaj. Ai shtoi se për pallatet që tashmë janë rrethuar me shirit të kuq si të pabanueshme, do të jetë bashkia ajo që do të bëjë heqjen e depozitave, ndërsa për pallatet e tjera do të jenë vetë banorët, së bashku me administratorët dhe asambletë e bashkëpronarëve që do të bëjnë zhvendosjen e tyre.

“Në pallatet e evakuuara do të jetë detyrë e bashkisë, duke qenë se aty nuk ka banorë fizikisht që mund ta kryejnë këtë punë. Kemi nisur në Kombinat, aty është fokusi më i madh dhe kemi një ekip të përbashkët me emergjencat, Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit, UKT dhe punëtorët e ndërmarrjeve 1, 2, 3”, sqaroi Veliaj. Ai theksoi se aktualisht po punohet me prioritet në zonat më të prekura nga tërmeti në Tiranë dhe ku ka patur dëmet më të mëdha në pallate, siç është Kombinati dhe Kinostudio, dhe më pas do të vijojë kontrolli i të gjitha pallateve në Tiranë.

“Sipas inxhinierëve, 6 depozita të mbushura me ujë janë sa një shtesë kati pa leje mbi pallat. Kjo vetëm sa për të kuptuar për rrezikun që po flasim. Kjo është arsyeja pse po ndërhyjmë fillimisht në këto pallate, përpara se të vendoset nëse do të përforcohen apo nëse do të prishen, pas një studimi të thelluar. Hapi i dytë është kalimi në të gjitha pallatet e Kinostudios. Në total janë 100 pallate të identifikuara me pullë të kuqe për evakuim dhe vetëm pasi të kemi mbaruar Kombinat, Kinostudio, do shkojmë pastaj në gjithë njësitë e tjera”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që të vijojë procesi i zgjedhjes së administratorëve.

“Siç upa edhe nga tërmeti, edhe për çështjet e evakuimit, edhe për çështje të ndihmës së shpejtë, edhe për çështje të koordinimit të ndihmës apo të qirave, doli jetike nevoja e një administratori pallati. Ndaj, për atë pakicë pallatesh në Tiranë që s’kanë ende një administrator, thirrja për banorët është: Ju lutem, nëse ka një rezolutë për vitin 2020, është zgjedhja e administratorit. Nëse ka një dëshirë që një familje e Tiranës duhet t’i vërë vetes i synim për ta realizuar në 2020 është me pas një administrator”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai u bëri thirrje të gjithë administratorëve që të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga fondi i Komunitetit për të meremetuar dëmet e lehta në pallate. Veliaj nënvizoi se ky fond është dyfishuar nga ana e Bashkisë dhe të gjithë mund të aplikojnë për të përfituar për të bërë rregullimet. /e.s/

Next Post
Mikel Arteta prezantohet trajneri i ri i Arsenalit. Do synojmë tituj, por jo sot

Mikel Arteta prezantohet trajneri i ri i Arsenalit. Do synojmë tituj, por jo sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In