• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“30 bluzat e bardha nuk janë mjekë e infermierë të Ramës, por janë përfaqësues të Shqipërisë”

by A R
31/03/2020 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë shkruar ndonjëherë kaq pozitivisht mediat italiane për Shqipërinë. Dhe kurrë nuk i kanë pasur të mbushura faqet e para të gazetave apo televizionet me të njëjtin mesazh: Faleminderit nga zemra Shqipëri.

Për herë të parë Shqipëria u mor si shembulli më i mirë për vlerat e saj europiane, nga gjesti i 30 mjekëve dhe infermierëve që zgjodhën vullnetarisht të ndihmojnë kolegët e tyre italiane për të përballuar valën e të infektuarve që kanë mbushur spitalet.

Ky gjest iu server nga mediat italiane, mbarë globit, si mesazh solidariteti dhe si leksion për Europën.

Vendimi i 30 bluzave të bardha ishte reklama më e mirë që është bërë ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vjet, ku Europa na ka njohur si trafikantë drogë e prostitucioni, vrasës, përdhunues e hajdutë.

Por kur në mediat italiane nuk mbeten gazetarë apo analistë, politikanë e artistë të famshëm pa vlerësuar gjestin shqiptar, disa portale në Shqipëri po bëjnë të kundërtën, duke u përpjekur me çdo mënyrë që këtë gjest shembullor ta baltosin, siç bëjnë gjithmonë dhe për çdo gjë.

Këto portale shpifën duke thënë se njeri prej infermierëve vullnetarë ishte pompist karburanti në Vorë dhe jo infermier.

Bëhet fjalë për Qazim Ismailin.

“Rama dërgoi në Itali punëtorin e karburantit në Vorë. E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi”, shkruajtën portalet pranë opozitës.

Por si është e vërteta?

Qazim Ismaili është licencuar prej 27 vjetësh nga Urdhëri i Infermierit, Shkolla e Lartë e Infermierisë, që në vitin 1993. Ai ka plot 13 vjet eksperiencë dhe ka punuar për 5 vite në QSUT dhe 8 vite në shërbimin ambulator. Shtypi bën të ditur se ka punuar si infermier edhe në Itali për disa vjet.

Shpifje të tilla nuk fyejnë aspak mjekët tanë në Itali apo në Shqipëri, që po japin maksimumin personal në betejë me këtë virus, shumë herë duke rrezikuar edhe jetën e tyre, por turpërojnë gjithë median shqiptare, duke krijuar apo përforcuar perceptimin se mediat në Shqipëri vetëm shpifin, shajnë e fyejnë për këto e për çdo gjë.

30 bluzat e bardha nuk janë mjekë e infermierë të Edi Ramës, por janë përfaqësues të Shqipërisë.

Asnjë media nuk detyrohet të duartrokasë, por asnjë media nuk duhet as të shpifë.

Shkruar nga Tv Klan

Next Post
“Alo, Edi jam”/ Kryeministri Rama kthjellon qytetari: Lekë në dorë s’ka, do ju ndihmojmë të mbani frymën!

“Alo, Edi jam”/ Kryeministri Rama kthjellon qytetari: Lekë në dorë s’ka, do ju ndihmojmë të mbani frymën!

Comments 2

  1. KRENAR MULITA says:
    6 years ago

    TURP,TURP PER FAQEN E ZEZE PER ATA HIENA QE PERDHOSIN MJEKET TANE DHE I POLITIZOJNE!!!
    PROPOZOJ QE TE GJITHE MJEKET TE KENE TARGE TE PERSONALIZUAR NE MAKINAT E TYRE,PERSHEMBULL DR(doktor).NUK PO FLAS PER KETE PERIUDHE,POR GJITHMONE.DUHET TE JETE SHTRESA ME E VLERESUAR E SHOQERISE.DUHET TE KENE RROGAT ME TE LARTA EDHE SE MINISTRAT,SE DEPUTET PO E PO.
    NUK ESHTE FAJI TYRE QE JANE BALTOSUR DERI TANI,ME ATO RROGA QE KANE VIJNE ABUZIMET…DO MOS DO.
    ESHTE NJE NDER SHTRESAT ME INTELEKTUALE TE SHQIPERISE.BEJNE 6 VJET SHKOLLE,PLUS 4 VJET SPECIALIZIM.
    RESPEKTE!!!

    Reply
  2. Elida Keta says:
    6 years ago

    Ka erdhur koha që mjekut ti jepet vlera që i takon. Të mos heshtim, as kur kjo situatë e rëndë të kalojë.
    Bëjnë 5 vjet shkollë dhe 4 vjet specializim, botojnë studime në revista mjeksore për titujt , nuk e ndajnë librin nga dora gjithë jetën, se mjeksia përparon….cili nga ne i kalon këto etapa?
    Asnjë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com