Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 2 ish regjistrues, një specialist/jurist dhe 1 specialist/hartografi të ZVRPP në Librazhd pasi dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 30.08 milion lekë në regjistrimin e tokave të shitura nën çmimin e tregut dhe jashtë kompetencave ligjore, dhe të ardhura të munguara në vlerën 26.6 milion lekë. KLSH ka kallëzuar F. A, me detyrë ish-Regjistrues, R. L, me detyrë ish-Regjistrues, A. K, me detyrë ish-Specialist, Jurist dhe S.T, me detyrë ish-Specialist, nën akuzën për ‘shpërdorim detyre.
Dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën 30.08 milion lekë në regjistrimin e tokave të shitura nën çmimin e tregut dhe jashtë kompetencave ligjore, dhe të ardhura të munguara në vlerën 26.6 milion lekë. Janë regjistruar prona me diferenca prej 825546 m2 nga VKM dhe regjistruar prona në përdorim në kundërshtim me ligjin për sipërfaqe, 4341057 m2 “Pyll” dhe 58700 m2 “Rrugë”, si dhe në posedim 44 pasuri me sipërfaqe 52051 m2 pa njoftuar organet kompetente duke kthyer në disa raste dhe zërin kadastral “Shkëmb”në“Pemëtore”. Janë kryer regjistrime, duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet”, një sipërfaqe trualli prej 14833 m2.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1329/2, datë 30.12.2016, ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd, me objekt:“Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.
Me Vendimin nr. 44, datë 30.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 1329/7 datë 30.04.2017, i janë rekomanduar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd, masa me karakter organizativ, teknik(kufizimin e pasurive të trajtuar në këtë auditim me qëllim parandalimin e veprimeve të kundraligjshme) dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën 30,087 mijë lekë.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan për : F. A, me detyrë ish-Regjistrues, R. L, me detyrë ish-Regjistrues, A. K, me detyrë ish-Specialist, Jurist dhe S.T, me detyrë ish-Specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:
– Në 5 raste në ZK 2446, ka bërë regjistrimin e pasurisë në mungesë të procesverbalit të dorëzimit të pronës (piketimi i truallit) së komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve të Bashkisë Librazhd, veprim në papajtueshmëri me pikën 9.2 e 9.4 kreu IV, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
-Kanë regjistruar pasurinë nr. 533 të përfituara sipas VKM nr. 804, datë 04.06.2008 më pak një sipërfaqe prej 470.000 m2 pyll, diferencë që vjen si rezultat i mospërputhjes së sipërfaqes të miratuar me VKM, e cila është 50.50 ha konvertuar në m2 është 505.000 m2 dhe sipërfaqes së hedhur në (KPP) e cila është 35.000 m2 konvertuar në hektar 3.5 ha për këto veprime nuk administrohet dokument që të argumentojë shkaqet e këtyre diferencave.
– Në 1 rast ZK 2446, sipas referencës nr. 1231, ka regjistruar 240 m2 si truall të lirë, ndërsa trualli rezulton i zënë me objekte shtetërore, duke u shprehur për të drejtën e parablerjes, duke vepruar në kundërshtim me nenin 21, të ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993.
-Në 8 volume të ZK 3203-Rrajcë, rezulton të ketë kryer veprime ku konstatohet se të gjitha AMTP-të e zonës janë pa asnjë vulë dhe të panënshkruara nga personat kompetentë, dokumentacioni nuk plotëson elementet e formës dhe përmbajtjes për të qenë akt administrativ.
-Në 4 raste ka kryer veprime regjistrimi ne regjistra me aktet e pronësisë fotokopje dhe nuk i ka dërguar në KVTP.
-Në 31 raste për sipërfaqe 53354 m2 në ZK 3203 Rrajcë, AMTP-të nuk përmbanin elementët e formës dhe përmbajtjes, sipërfaqe 1190 m2 më shumë se AMTP
– 2 rast ZK 1967, ka regjistruar 1000 m2 Pemëtore, duke ndryshuar llojin e pasurisë nga “Shkëmb” në “Pemëtore”.
-ZVRPP Librazhd ka pranuar listat e ish-pronarëve të trojeve dhe ndërtesave në të gjitha rastet pa nënshkrimin e kryetarit të Komunës dhe kryeplakut, si dhe pa shkresë shoqëruese, pa nënshkrimin e subjekteve përfitues të ndërtesave dhe trojeve dhe pa procesverbal dorëzimi.
-Në 2 raste, në ZK 2446, ka regjistruar një sipërfaqe prej 136 m2 me ndryshime të zërit kadastral, nga “Hekurudhë” në “Truall”, pa miratim nga organet kompetente dhe regjistruar leje ndërtimi për objekte me largësi 15m nga linja hekurudhore, pa u marrë miratimi nga DP e Hekurudhave.
– Në 12 raste për 12 subjekte, në ZK 2446, kanë regjistruar pasuri të përfituara nga privatizimi i banesave me një sipërfaqe “Truall” sipërfaqe 799.8 m2 dhe “Ndërtesë” sipërfaqe 690.60 m2 , në kundërshtim me ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004, të ndryshuar. Nga rillogaritja e çmimit te shitjes truallit dhe kostos ndërtimit sipas EKB, rezultoi një detyrim i mbetur prej 26,596 mijë lekë e ardhur e munguar, i pa llogaritur dhe i pa arkëtuar.
Në 12 raste, në ZK 2446 “Librazhd”, ka regjistruar sipërfaqen prej 2093 m2 “Truall” me kontratë shitje nga Këshilli i Rrethit Librazhd dhe Bashkia Librazhd, në kundërshtim me ligjin nr. 7980, datë 27.7.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me një diferencë prej 4,396 mijë lekë dëm ekonomik dhe kanë regjistruar 2 pasuri “Njësi”, të përfituara nga privatizimi, në mungesë të kontratës së marrëdhënieve me truallin (kontrata e qerasë).
Në 2 raste, në ZK 3843 dhe ZK 2200, kanë regjistruar pasuri në përdorim, sipas kontratave koncesionare, “Pyll” me sipërfaqe 4341 057 m2, “Arë” sipërfaqe 293 m2, “Rrugë” sipërfaqe 58700 m2 dhe nuk rezulton të ketë marrëveshje për sipërfaqet e dhëna ne përdorim, llojin e tyre, etj.
Në 5 raste, në ZK 3725, ka regjistruar pasuri të përfituara me leje legalizimi, “Zallishte” me sipërfaqe 293.4 m2, në buzë të lumit Shkumbin. Vërtetimi për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, është lëshuar nga njësitë vendore përkatëse në një vlerë prej 131 mijë lekë dëm ekonomik dhe pa miratim me VKM të parcelës ndërtimore,,
-Në 2 raste, në ZK 2446, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme të përfituara me vendime gjyqësore të formës së prerë, “Truall”, në mungesë të dokumentacionit përkatës, pra vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe plan vendosjeve.
Në 1 rast, në ZK 1821, sipas referencës nr. 156, ka regjistruar pasuri të paluajtshme pronë “Shtet”, përfituara me VKM, “Kullotë”, sipërfaqe 72854 m2, kur kjo pasuri rezulton 105000 m2 (10.5 ha), me një diferencë prej 32146 m2.
Në 1 rast, në ZK 1967, ka regjistruar pasuri të paluajtshme pronë “Shtet”, të përfituara me VKM, “Zallishte” me sipërfaqe 21600 m2, kur kjo pasuri rezulton 45000 m2, me një diferencë prej 23400 m2.
-Në 2 raste, në ZK nr. 3203, ka regjistruar pasuri të paluajtshme pronë “Shtet”, të përfituar me VKM, zëri kadastral “Pyll”, me sipërfaqe 30000 m2 , kur kjo pasuri rezulton 330000 m2, me një diferencë – 300000 m2
-Në 1 rast, në ZK 2446, kanë ç`regjistruar në kundërshtim me ligjin pasurinë “Ndërtesë”, ish baza prodhuese e shkollës së mesme, në përfitim të personave privatë.
-Në 11 raste për 11 subjekte ka regjistruar në mënyrë abuzive 11 pasuri truall 2312 m2, duke favorizuar persona te tretë nga prona shtet, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga VKM nr. 608, date 05.09.2012, sipërfaqe për të cilat nuk rezulton të jetë arkëtuar vlera prej 5,729,136 lekë dëm ekonomik.
-Në 1 rast me referencën nr. 8517, është regjistruar pasuria “Godinë me leje ndërtimi” me sipërfaqe sheshi e ndërtimi 270 m2 objekt “Bodrum 1 kat+ ambiente shërbimi 2 kate + banesë 7 kate”.Marrëdhëniet e pronësisë bazohen në kontratë shitje nga Bashkia si sipërfaqe funksionale e objektit, kur objekti nuk është privatizuar, si ndërtesë e prishur, e pa privatizuar. Nga subjekti pronar i truallit rezulton një vlerë prej 7,387 mijë lekë që përbën dëm ekonomik. Njëkohësisht ndërtimi është bërë në një pjesë truall shtet prej 60 m2 dhe diferencë e pa paguar prej 971 mijë lekë.
– Në 1 rast është regjistruar në emër të subjektit “K….S” Shpk pasuria Ndërtesë me Leje ndërtimi për sipërfaqe trualli 688 m2 dhe ndërtim 389 m2. Nuk ka përputhje sipërfaqja e ndërtesës 389 m2 me sipërfaqen e sheshit të miratuar.
– Në 3 raste qytetari Ll.N ka përfituar truall 588m2 me një vlerë 4,566 mijë lekë, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara sipas VKM 608, datë 05.12.2012.
– Në një rast ka regjistruar, Vendimin e KKP nr. 53, datë 25.04.2006 vetëm për truall për një sipërfaqe totale prej 8756 m2 truall, ndërsa në 2 (dy) plan vendosje që bashkëlidhen vendimit me sipërfaqe 1723 m2 dhe 640 m2 ndodhen 4 (katër) objekte pa sipërfaqe të përcaktuar, për të cilët vendimi nuk shprehet dhe se këto objekte nuk reflektohen në (KPP).
-Në 8 raste ka ofruar shërbimin e kërkuar subjektit, në kushtet kur AMTP nr. 4249, nuk është origjinale apo e njësuar me origjinalin nga komuna, bashkia apo këshilli i qarkut, nuk përmban asnjërën nga vulat dhe nënshkrimin e përfaqësuesit të rrethit, duke ligjëruar në këtë mënyrë regjistrimin e një sipërfaqe prej 46757 m,2 të cilat rrjedhin nga akte absolutisht të pa vlefshëm dhe në 6 raste nuk përmbajnë asnjërën nga vulat e kërkuara.
– Në 5 raste, ka regjistruar pasuritë në kushtet kur mungojnë dokumentacioni ligjor dhe nuk është hedhur sipërfaqja e truallit, e përvetësuar një sipërfaqe pronë shtetërore prej 150 m2 dhe në 1 rast , ZK. 3203, është bërë kalim pronësie për një sipërfaqe prej 750 m2, nga prona shtet, pa e pasur në pronësi.
– Në një rast, ka regjistruar sipas kontratës së privatizimit pa numër datë 07.10.2002 dhe me aktin noterial datë 14.10.2002 të Bashkisë Librazhd, pa pasur tagrin ligjor për shitblerjen e truallit, duke tjetërsuar padrejtësisht një sipërfaqe trualli prej 1118 m2 nga kryerja e transaksioneve me anë të akteve absolutisht të pa vlefshme në kuptim të kodit.
-Në 11 raste, ka kryer regjistrimin e pasurive të pa luajtshme që rrjedhin nga kontratat e privatizimit me sipërfaqe 1727 m2, objekti i këtyre kontratave është i pa mundshëm dhe i pa ligjshëm, pasi Bashkia në këtë rast, nuk është pronare e këtyre pasurive. Nga mos arkëtimi i vlerës së qerasë për truallin funksional, është shkaktuar dëm ekonomik në shumën 5.601.960 lekë.
-Në 4 raste për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, nuk janë aplikuar kamatëvonesa, në shumën 1,305 mijë lekë, të cilat përbëjnë shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.
KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd, konkretisht, F.A, me detyrë ish-Regjistrues, R.L, me detyrë ish-Regjistrues, A.K, ish-Specialist/Jurist dhe S.T, me detyrë ish-Specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr. 1329/10, datë 02.05.2017, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 30,087 mijë lekë dhe shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., për pasojë kanë konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
c.a