• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“3 vite larg sovranitetit të plotë energjetik”, Rama: Shqipëria ka 10% të prodhimit të saj nga dielli

by A R
08/01/2025 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama thotë se jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetik. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat lidhur me uljen e çmimit të energjisë, Kryeministri Rama thekson se sot, Shqipëria 10% të prodhimit të saj energjetik e ka nga dielli.

Edi Rama: Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që kemi marrë, qoftë me shtrëngimin e një hapësire të shqyer që gjetëm ku gjysma nuk paguante energjinë, është jo vetëm e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti. Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private, familjarë apo biznese.

3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në të gjithë sektorin energjektik të Europës lufta në Ukrainë. Sot, Shqipëria, 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë, e kishte 0, sot e ka 10% dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit në funksion të kthimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë.

Sot, në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja, kemi 1 mijë e 300 megavat energji diellore, 1.3 giga që do të thotë, në total do të arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjerë përveç ujit. E rëndësishme, për faktin se ndryshe nga thonë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë thonë me teorinë që “ne kemi energji për vete dhe për tjerët”. Në vitet e mira hidrike, ne mbulojmë vetëm 75% të nevojave.

Sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetik sepse 30% të volumit që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin e prodhimit hidrik përmes teknologjisë së re te pompimit që. Ne jemi të varur nga importi dhe nga krizat e të tjerëve. Sot ju themi shqiptarëve që u deshën vite dhe ja dolëm që të ju shohim në sy e të themi që ata që shpenzojnë, do të kenë një ulje të çmimit të energjisë.

Kryeministri Rama shton se Shqipëria është një vend tjetër sepse rritja e konsumit të energjisë me këto përmasa, tregon rritje të ekonomisë.

Edi Rama: Në vitin 2019, që ishte mbyllja e fazës së parë për sovranitetitn, konsumi më i lartë i vitit ishte 21 milionë kilovat/orë në Natën e Vitit të Ri. Sot 22 milionë kilovart/orë është normaliteti, ndërkohë që në pik shkojmë 29 milionë.

Pikun nuk e kemi vetëm për Vitin e Ri, por edhe në periudhën e verës, por edhe në periudhën Dhjetor-Janar. Shqipëria është një vend tjetër sepse rritja e konsumit të energjisë me këto përmasa, tregon rritje të ekonomisë, të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë dhe natyrisht që edhe ky është një fakt që na ndihmon të marrim këtë hap të uljes sepse kemi më shumë konsum, kemi dhe më shumë të ardhura. Ky moment materializon përpjekjet e të gjithëve që kanë konstibuar në këtë fushë që nga drejtuesit tek elektriçisti i fundit.

Transformimi vazhdon. Së shpejti, në javën e ardhshme do të shkojëm në Abu Dabi për një tjetër moment historik të Shqipërisë si aktor i energjisë në nivel europian. Do ta shikoni pas pak ditësh. Sot do të ekspozojmë me fakte të gjithë ata që pasi ja kanë errësuar jetën e përditshme shqiptarëve bëjnë teori për sektrorin energjetik. Çmimet e energjisë i kanë pasur më të larta nga çmimi që është sot dhe i rrokallisin kokën shqiptarëve duke ju thënë që “ne e rritëm çmimin”. Ne thjesht kemi rritur dhe po rrisim Shqipërinë përditë.

Sjellim në vëmendje se ditën e sotme, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë. Çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 Lekë në 8.5 Lekë për konsumin 700 KWH, pra ulet me 1 Lek. Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 Lekë.

Next Post
Anëtarja e kryesisë së Foltores kërcënon me trazira: Nesër do jetë protestë, jo sfilatë mode! Duhet të hidhen gurë ndaj kryeministrisë

Kalaja çon në SPAK Alibeajn, se bashkëjeton fshehurazi me një gjyqtare: I pashë të dielën në Vlorë bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In