• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3 të plagosur rëndë nga përplasja e dy mjeteve në Berat, përfshihet në aksident drejtori i Doganës

by A R
14/01/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë mesditën e sotme në Berat si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë dhe drejtori i Doganës.

Aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat- Lushnje, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip Benz me targa AA 843 PE, që drejtohej nga Drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, AA 299DO, që drejtohej nga 19 vjecarja me inicialet A.T.

Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh sëbashku me vjerrën e saj, shtetasen me inicialet E. B, 64 vjece dhe vjerrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjec, në momentin që është përplasur me mjetin tip Benz që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36 vjecari, banues në Fier.

Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qënë e fuqishme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dalë krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.

MAKINA

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip Opel dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit.

Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije për Panoramën se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore, ndërkohë që 64 vjecarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Beratit.

POLICIA NE VENDNGJRJE

Menjëherë pas marrjes së informacionet ekspertët e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendin e ngjarjes, ku konfirmuan se drejtuesi i mjetit tip Benz është drejtori i Doganës dhe se po punohet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Nga ana tjetër Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ndonjë shoqërim të mundshëm të Mirjan Priftit, i cili sipas policisë ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Next Post
Thaçi në NATO: Nuk aspirojmë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

Presidenti Thaçi: Treni duhet të ndalohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In