• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“3% të apartamenteve të reja do të jepen për strehimit socia”, Veliaj: Kemi paketën më të mirë

by Java News
02/05/2019 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjitha pallatet e reja do të rezervojnë 3 për qind të ndërtimit për llogari të fondit të banesave sociale në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur në konferencën “Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri”, bëri të ditur se pas vendosjes së taksës për ndërtimet e reja, do të aplikohet edhe nisma për të vendosur 3 për qind të këtyre ndërtimeve për strehimin e familjeve sociale.

Kjo sipas tij është mënyra më e mirë për strehimin e familjeve në nevojë dhe për të shmangur përqendrimin e tyre në zona të caktuara, por edhe për të treguar se Tirana është një qytet solidar dhe kushdo kontribuon për ata që kanë nevojë.

“Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe duhet ta pranojmë këtë. Fjala vjen: Ligji ynë i ri të cilin ne duhet të bëjmë të gjithë aktet nënligjore që ta fusim në veprim, ku ne i kërkojmë ndërtueseve përveç se u kemi 10-fishuar taksat, se unë them që me oligarkët flitet me vepra, jo me fjalime. Unë besoj që shtesa 3% ndërtesave të reja të vendosura në dispozicionin të fondit të banesave sociale e bën akoma më demokratik këtë proces. Besoj që jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet shumë shpejt, vitin tjetër ta fusim në aplikim por na ndihmon që të mos kthehen hapësirat e qendrave sociale në geto ku ne e dimë që në këtë komunitete dhe në këtë lagje, tek ky stacion autobusi janë vetëm këta të sociales, kurse këta të tjerët që janë më të barabartë se të barabartët janë nëpër lagje të tjera. Kjo s’ka sens dhe evitimi i getove është shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ofron sot një nga paketat më të mira sociale jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

“Jam po ashtu krenar për kolegët e Bashkisë, është një ndër bashkitë në rajon që ofron paketën më bujare për çështje sociale, sidomos për çështjet e strehimit. Mbaj mend që në vitet e fundit çdo vit kemi dhënë nga 1000 kredi të buta, kryesisht për të ndihmuar çiftet e e reja, ku mosha akumulative e dy anëtarëve të çiftit është nën 70 vjeç, pra nga 35 mesatarja e secilit anëtar, pra ideja është që t’i japim një shtysë atyre që fillojnë jetën e tyre të re, si familjarë të rinj në qytetin e Tiranës dhe ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme nga bankat, ku ne amortizojmë interesin dhe paguhet vetëm kësti i kredisë nga ata që janë banorët e rinj të qytetit tonë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë veçoi gjithashtu edhe hapjen e 7 mensave sociale, si një mundësi që çdo kush në Tiranë të mos vuaj për strehim dhe për të pasur një vakt të ngrohtë.

“Jam shumë i vendosur që ne të vazhdojmë me politikat tona sociale. Kemi hapur për herë të parë strehën për personat në situatë rruge. Ishte e precedentë përpara, sot kemi 7 mensa sociale. Ky qytet ka shumë nevoja, por ka dhe shumë solidaritet dhe kështu duhet të jetë. Një qytet me 1 milion banorë patjetër që ka varfëri, por një qytet që prodhon 50 % të Produktit të Brendshëm Bruto, pra të ekonomisë së Shqipërisë patjetër duhet të ketë edhe shumë bujari dhe solidaritet. Kështu që do të doja shumë që mos ta shikonim këtë vetëm si monopol i autoriteteve qeveritare dhe ndërkombëtare”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

g.kosovari

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Burg atyre që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Burg atyre që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In