• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3 shkeljet e kreut të KPP/ Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë

by E S
19/07/2025 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tender i hapur në korrik të vitit 2020 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, solli një kalvar ankesash nga kompanitë pjesëmarrëse: Gara, me objekt mirëmbajtje rutinë të rrugës nga Ura e Fanit (Rrëshen) deri te Ura e Repsit, me fond limit 219.8 milionë lekë. Për këtë tender 5 kompani e bashkime operatorësh dorëzuan dokumentet për kapacitetet e tyre, por vetëm 4 u kualifikuan, për të kaluar në fazën e dytë, atë të ofertave ekonomike.

Më 18 shtator 2020, pas hapjes së ofertave, rezultoi se Alb Shpresa shpk- Mela shpk me fond limit 150 mln lekë, mori 85.33 pikë; JUBICA shpk ofertoi 175 mln lekë (84.33 pikë), Kthella me 135.5 mln lekë (86 pikë) dhe AEK Munella shpk-Drini Shpk me ofertë 197.2 mln lekë (78 pikë).

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në ARRSH, e s’kualifikon ofertën 135.5 mln lekë të bërë nga kompania ‘Kthella’ si ofertë anomalisht e ulët dhe me rrezik për mos përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

Nga këtu nisën ankimimet e njëpasnjëshme, të disa operatorëve, për shkaqe të ndryshme. Por vetëm ajo e AEK Munella shpk-Drini Shpk, e datës 19 tetor 2020, pranohet. Ankimi lidhej me vlerësimin që i ishte bërë ofertës së Alb Shpresa shpk- Mela shpk, me pretendimin se ky bashkim operatorësh nuk kishte kapacitete. Ndërkohë kërkohej dhe rivlerësimi i ofertës së tyre, për përvojën dhe cilësinë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e rriti vlerësimin nga 78 pikë në 81.33 pikë, por përsëri mbetën të tretët në renditje. Për këtë arsye AEK Munella shpk-Drini Shpk më 3 nëntor 2020 bën ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), e cila e pranoi dhe kërkoi rivlerësim të procedurës nga autoriteti kontraktues.

Nga arsyetimi i KPP, pretendohej se për vlerësimin e ofertave nuk është marrë në konsideratë grafiku i punimeve dhe fakti që AEK Munella ka deklaruar realizim brenda 6 muajsh, ndërsa Jubica ka deklaruar ecuri të ngadaltë dhe Alb Shpresa nuk kishte dorëzuar grafik punimesh.

Komisioni i Prokurimit Publik kishte konkluduar se dy ofertat e renditura të parat, nuk kishin plan për organizimin e kantierit, dhe Autoritetit kontraktor, ARRSH-së, i kërkohet që ato, të vlerësohen me pikë ‘më pak se’ AEK Munella për njërin nga komponentët e garës.

Më 9 dhjetor 2020 ARRSH bën rivlerësimin e ofertave sipas kërkesës së KPP-së, por sërish AEK Munella mbeti e treta. KPP, kërkoi sërish një tjetër vlerësim ‘ndjeshëm më të ulët’, për dy të parat, këtë herë edhe për komponentin e cilësisë, që lidhej me eksperiencën e stafit dhe mjeteve në dispozicion, por që në fakt nuk përfshihej në kriteret e garës.

Por për këtë shkelje ligjore, të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, KPP duhet të kishte kërkuar anulim të procedurës, dhe jo vijimin e tenderit.

Rivlerësim i fundit, i bërë më 8 janar 2021 çoi në shpalljen fitues të ofertës së AEK Munella shpk-Drini Shpk, me 81.3 pikë, ndërsa kompanitë e tjera më pak.

Pas kësaj ishte radha e kompanive të tjera që të ngrinin pretendime për përmbysjen e renditjes. Por nga ARRSH ju kërkua që të bënin padi, me shpjegimin se ata kishin zbatuar vendimin e KPP. Padia u bë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, më 4 shkurt 2021.

Tre janë shkeljet e KPP-së, që çuan në marrjen të pandehur dhe pezullimin e Jonaid Myzyri nga pozicioni i drejtorit të këtij institucioni.

Së pari nga KPP u shtua një element i ri vlerësimi që kishte të bënte me grafikun e punimeve për minikontratat, që në elementet e DST-së nuk ishte i parashikuar si kriter që vlerësohej me pikë.

Së dyti KPP, kishte kërkuar në dy raste vlerësim të ofertave më pak se sa ishte bërë, pra praktikisht ka paracaktuar fituesin.

Së treti, KPP, pasi ka konstatuar se komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shtuar elementë vlerësimi që nuk ishin të parashikuara duhet të kishte propozuar anulimin e procedurës, e cila kishte krijuar paqartësi. Pra KPP edhe pse kishte konstatuar shkelje ligjore nuk e kishte ankuar procedurën por vetëm kërkoi vlerësim më të ulët për 2 kompanitë që humbën garën.

Gjykata vlerëson se nëse do të ishte zbatuar ligji, KPP do të duhet të kishte marrë të tjera masa për këtë tender, të kërkonte anulim të tij apo të udhëzonte autoritetin për korrigjime në zbatim të nenit 64 të ligji 9643 të vitit 2006 “Për prokurimin Publik”.

“Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka zbatuar drejtë ligjin e sipërcituar, pasi me vendimet e tij nuk ka udhëzuar autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet e mundshme apo të ndalojë sjelljen e jashtëligjshme të saj, por, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë, duke i diktuar autoritetit kontraktor mënyrën e vlerësimit të operatorëve ekonomik. Konkretisht, ka diktuar që BOE “ALB SHPRESA” sh.p.k. & “MELA” sh.p.k. dhe “XHAST” sh.p.k., si dhe OE “JUBICA” sh.p.k., të vlerësohen më pak në raport me BO “AEK Munella” sh.p.k. dhe “Drini-1″ sh.p.k., me qëllim që ky i fundit të renditet me pikë më të larta fitues dhe të rezultojë fitues”, thuhet në vendimin e SPAK.

Duke favorizuar bashkimin e operatorëve AEK Munella” sh.p.k. & “Drini-1” sh.p.k. vlerësohet se është shkelur barazia në tenderë dhe për pasojë është shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën prej 47.2 milionë lekë. /shqiptarja.com/

Next Post
“Vlonjatët duhet të më besojnë si djalin e tyre”, kandidati i PS flet për sfidat e bashkisë

Kritikat e Ramës në Vlorë, Dredha: Koha për reflektim, zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In