• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3 prej anëtarëve të KED, ish hetues të kohës komuniste (njëri votoi kundër vettingut)

by Java News
27/01/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur jo aq mirë  zbatimi i Reformës në Drejtësi. Dje janë zgjedhur nëntë anëtarët e Këshillit të Lartë të Emërimeve. Pjesë e këtij Këshilli janë edhe Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese, Besnik Imeraj gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese si dhe Mirela Fana nga Gjykata e Lartë. Të tre këta anëtarë të KED-së, kanë një përvojë të konsiderueshme si hetues në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Nëse do të zbatohet me rigorozitet ligji i vetting-ut, me shumë gjasa, procesi i vetting-ut do t’i skualifikojë ata.

Ligji i vetting-ut parashikon përjashtimin nga sistemi i drejtësisë, të atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë përvojë pune në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së diktaturës. Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj e kanë të shënuar në jetëshkrimin e tyre se kanë punuar në detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë. Nuk e kanë specifikuar se çfarë funksioni kanë ushtruar. Është një përpjekje për t’i shpëtuar atij emërtimit të tmerrshëm në kohën e diktaturës, “hetues”. Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organeve të drejtësisë në sistemin komunist. Në qoftë se Kristo e Imeraj kanë punuar në atë sistem kanë shërbyer si gjyqtarë ose hetues, dy profesione që kanë lënë gjurmë krimi gjatë diktaturës. Kurse Mirela Fana, e ka publikuar pa komplekse në jetëshkrimin e saj, përvojën tri-vjeçare si hetuese në hetuesinë e Mirditës.

Këta gjyqtarë e hetues të kohës së diktaturës bashkë me shumë kolegë të tyre që gjenden në sistemin e drejtësisë duket se po marrin në dorë edhe reformimin e drejtësisë, megjithëse ishin hetues në kohën e komunizmit, gjë që ndalohet nga ligji i sotmëm për reformën në drejtësi.

Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë.

Jetshkrimet e tre anëtarëve të KED-së

Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.

Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin  1966 në Tiranë. Zonja Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zonja Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.

Kristo, Imeraj dhe Fana janë sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Emërimeve (KED). Do të jetë pikërisht ky institucion, pra KED që do të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. (27.al)

Next Post
VIDEO/ Blushi tregon sherrin me grushte me Ilir Metën… kur ishin në gjimnaz

VIDEO/ Blushi tregon sherrin me grushte me Ilir Metën… kur ishin në gjimnaz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com