Një ri është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur në një supërmarket.
Mësohet se i riu ka marrë vetëm një kuti qumështi panda. Ai është konstatuar nga punonjësit e marketit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Bazuar në pamjet filmike, F.M. ka marrë kutinë e qumështit, e ka fshehur nën rroba dhe më pas është larguar.
Për këtë akt, gjyqtarja ka dhënë vendimin e 3 muajve burg për të riun, shkruan “Panorama”./a.m.