• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

3 mars 1997, kur shteti digjte gazetën më të madhe të Shqipërisë

by S M
03/03/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Njëzet vjet më parë ndodhte një ngjarje që nuk gjen asnjë precedent në historinë e pluralizmit 26 vjeçar shqiptar. Gazeta më e madhe në Shqipëri (për atë kohë, por edhe për sot) Koha Jonë, gdhihej e shkrumbuar në mëngjesin e 3 marsit të vitit 1997, përmes shokut të rëndë psikologjik jo vetëm për botuesit e gazetarët e saj, por edhe për të gjithë opinionin publik shqiptar. Ishin kohë të vështira, një palë zgjedhje ishin vjedhur pak muaj më parë, një sistem piramidash financiare kishte përpirë thuajse gjithçka shqiptarët kishin krijuar në gjashtë vite demokraci e po rrëzohej me zhurmë, gjysma e vendit ishte në kaos total, një president po rizgjidhej mes breshërive të kallashnikovëve dhe gjendja e jashtëzakonshme sapo ishte shpallur.

Djegia e gazetës Koha Jonë shënoi një faktor përshpejtues të krizës së rëndë politike, ekonomike e sociale që po kalonte asokohe Shqipëria. Pas një regjimi pesëvjeçar me fasadë demokratike, por me praktika autoritariste dhe totalitare, gjatë të cilit ishin burgosur kreu i opozitës dhe gazetarët oponentë, ishte dhunuar Kushtetuta e shkelur me këmbë liritë e të drejtat, vendi po shkonte drejt një takimi dramatik më historinë në pranverën e vitit 1997. Dhe zjarrvënia e gazetës më të madhe të vendit, ishte këmbana më e fortë e alarmit për anarkinë që po trokiste dhe që do të merrte mijëra jetë njerëzish. Duke ja ndryshuar një herë e përgjithmonë faqen vendit.

Të djegësh një gazetë është një akt i marrë dhe i palogjikshëm në një sistem demokratik. Veçse në një ambjent që dominohej nga dhuna, instiktet dhe konfliktet e skajshme, kjo ngjarje u përjetua si një pjesë “normale” e mozaikut të rënies së shtetit. Depot e armatimit që do të hapeshin pas pak ditësh, lëvizjet e trupave ushtarake drejt Jugut dhe klima e terrorit që mbizotëroi në vend për muaj të tërë, do të ishin zhvillime edhe më dramatike sesa djegia e zyrave të Koha Jone në njërën nga lagjet e vjetra të Tiranës.

Njëzet vjet nga ajo ditë, ne gazetarët që patëm fatin të punojmë në gazetën që u bë universiteti më prodhimtar i gazetarisë shqiptare, s’mund të mos kujtojmë dramën, tendosjen dhe efektin e skajshëm që krijoi në jetët tona ajo ngjarje unikale për karrierën e një gazetari. Në vitet që pasuan shtypi shqiptar i njohu të gjitha: lindjen e mediave elektronike, krizën ekonomike, presionet gjithfarësh të shtetit e politikës, dhunën e pronarëve për interesat e tyre financiare, njohu banalizimin e lajmit, kaosin e medias online dhe rënien e medias së shkruar. Për fat të mirë, nuk ka njohur një ngjarje si ajo e 3 marsit 1997, kur gazetarët e gazetës më të madhe të Shqipërisë u detyruan të mblidhnin copa letrash të djegura në oborrin e mbytur nga uji i zjarrfikëses, ndërsa mbi kokat e tyre dritaret e redaksisë trekatëshe ende nxirrnin tymin e kompjuterave, paisjeve të tjera dhe dyerve të shkrira nga flakët. Koha Jonë nuk do të ishte kurrë më ajo e para. E bashkë me të as vetë Shqipëria.

Next Post
Enrique njësoj si Guardiola, por askurrë të njëjtë

Enrique njësoj si Guardiola, por askurrë të njëjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In