• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘3 marrëveshjet’, Rama nga Berlini: Prisnim me padurim nënshkrimin prej 2-3 vitesh ishin të bllokuara

by Java News
03/11/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz, u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkrruan (03.11) në Berlin tri marrëveshjet e mobilitetit. Ato parashikojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe dhe kualifikimeve për tri profesione: mjekët, arkitektët dhe dentistët.

Nënshkrimi u bë nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët në samitin e Berlinit konsiderohen si të barabartë.

Në hapje të samitit të Berlinit, të premten (3.11) në zyrën e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi. “Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.”

Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Evropës. ”Prandaj, të gjithë ne duhet të rrisim angazhimin tonë për të përmbushur pritshmëritë e ngritura prej gati 20 vjet më parë në Selanik”.

Ai u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do ta përshpejtojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: “Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari gjerman.

Marrëveshjet e mobilitetit tre “hapa të guximshëm”

Kancelari gjerman lavdëroi arritjen e tre marrëveshjeve të mobilitetit, që u nënshkrua në kuadër të samitit, duke i quajtur ato “tre hapa të mëdhenj” dhe “të guximshëm” që do t’ua bëjnë komunikimin më të lehtë njerëzve në rajon. Kancelari gjerman falënderoi në mënyrë të veçantë punën e bërë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për arritjen e marrëveshjeve, si edhe Komisionin Evropian për mbështetjen thelbësore të dhënë në këtë proces.

Lufta e Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku

Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale. “Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Është koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë. Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën tuaj drejt Evropës”, u tha kancelari gjerman gjashtë kryeministrave të pranishëm.

Në prag të samitit, qarqe nga Berlini kishin theksuar në këtë kontekst sidomos domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialogun Serbi-Kosovë.

Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, në vitin 2014. Përveç Gjermanisë dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e të enjtes në Berlin marrin pjesë edhe përfaqësues nga vende të mëparshme mikpritëse të Procesit të Berlinit, Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Polonia, Bullgaria, si edhe Greqia, Sllovenia, Kroacia. Veç të tjerash në samit marrin pjesë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen si edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Përveç tri marrëveshjeve në samit pritet të bëhet progres në bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë dhe klimës, si edhe për migracionin.

Next Post
Presidentja e KE, Von der Leyen: 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e KE, Von der Leyen: 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

August 6, 2026
Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

August 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, KLP: Sulm ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, Edmond Kaloshi shpallet fitues

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com