• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(3) Majmuni Kiko denoncon në SPAK majmunin Abu!

by Lutfi Dervishi
18/07/2022 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Unë i nënshkruari majmuni Kiko, i lindur në pyjet e Amazonës nga nëna, majmunja Kika dhe me baba të panjohur. Banues në Sarandë, me kartë 5-vjeçare rezidenti. Me arsim fillor. Beqar. I padënuar më parë, por aktualisht nën hetim për ngjarjen e datës 14 korrik 2022 me akuzën goditje për shkak të detyrës (neni 237 i Kodit Penal). Hetimi është hapur pas denoncimit të 3 policëve dhe një turisti grek ndaj të cilëve kam bërë një kundërpadi për shkak të fyerjes (neni 119 i kp)

I ndërgjegjshëm për pasojat ligjore që sjell një kallëzim i rremeu,(neni 245 i Kodit Penal) kam nderin të denoncoj para jush si më poshtë vijon:

Së pari desha të sqaroj si vijon:

Nisur nga raportimet mediatike pas ngjarjes në Portin e Durrësit ku mungonin 49 arka me banane dhe pas marrjes në pyetje dje nga prokurori për këtë çështje në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, dëshiroj t’iu sqaroj privatisht dhe publikisht se dje keni ngatërruar majmun. Ju lutem merruni me majmunin Abu. Në terminologjinë jurdike, ngatërrimi i personit quhet “lajthitje në objekt”.

Sikundër e shpjegova më lart unë akuzohem për krim ordiner dhe jo për krim të organizuar. Unë mund të quhem gangster, por kurrsesi mafioz.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, i shqetësuar për cënimin e nderit dhe dinjitetit jo vetëm timin, por edhe të komunitetit që përfaqësoj, kam bërë vettingun e majmunit Abu.

Dyshimet e mira nisën kur majmuni Abu i Banaking kërkoi me këmbëngulje të hiqej urgjentisht imazhi i tij, nga reklama e Banaking se po i dëmtohet rëndë imazhi.

Nga kërkimet e detajuara kam marrë informacionet e më poshtme.

“Majmuni Abu së shpejti do t’i jepet statusi i majmunit strategjik. Pas kësaj ai do të ketë një kafaz të artë dhe plantacion bananesh në Drimadhes. Në dokumentat e paraqitura, thuhet se do të investohen miliona euro dhe do të punësohen dhjetëra e dhjetëra njerëz pasi Drimadhes do të kthehet në në atraksion turistik.

Nga kërkimet në google (kërkim i avancuar) më rezulton se majmuni Abu ka kontakte të papërshtatshme me majmunë me precedent në Ekuador, në Kolumbi, në Venezuelë dhe në Peru.

Aktivitetin kriminal në Shqipëri e ka nisur duke korruptuar njerëz të artit dhe kulturë. E ka nisur në mesin e viteve 90, kur në pushtet këtu ishin demokratët me Dashnor Dikun i cili me këngën e tij “Banania” popullarizoi frutin ekzotik, deri atëherë të panjohur, në Shqipëri.

Abu, sot është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Me aktivitetin e tij, tashmë të pranuar, majmuni Abu ka hedhur poshtë teorinë e Darvinit. Deviza e Abut është: njerëzit në shërbim të majmunit dhe jo e kundërta.

Abu, është personi i parë i dyshuar për sulmin kibernetik te e-albania.

Abu, ka financuar protestën e fundit të opozitës. Abu, është personi që lëviz paratë e incineratorëve Abu është mbartësi i përkryer i të gjitha veseve njerëzore, përfshirë dhe krimin e organizuar.. Abu është një turp i species tonë dhe krenaria e botës kriminale njerëzore. Kiko: Abu eshte mbartesi i perkryer i te gjitha veseve njerezore, perfshire dhe krimin e organizuar.

Me aktivitetin e tij, majmuni Abu kërkon që politika në këtë vend të ushtrohet pa ndërgjegje dhe dihet nga historia që politika e ushtruar pa ndërgjegje të çon në kriminalitet. Qëllimi final i majmunit Abu me gjithë këto aktivitete është që ta kthejë Shqipërinë, këtë mrekulli që ka falur Zoti, në një Republikë Bananesh. Sikundër, nuk dyshoj se ju e dini i nderuar zoti Prokuror, Republikat e Bananeve janë republika të destabilizuara politikisht, me një lider të fortë të rrethuar nga një grup oligarkësh që synojnë të dëshpërojnë njerëzit me të sundojnë pafundësisht.

Krejt në fund zoti prokuror kërkoj prej jush të shënohet edhe protesta ime e fortë ndaj medias. Të gjithë flasin për mua dhe ka një heshtje mafioze për majmunin Abu. Me konsideratë Majmuni Kiko. Sarandë, 18 korrik 2022

Next Post
“PD de fakto tani është e Berishës”/ Mustafa Nano: Basha do të mbajë karrigen, çështja shkon në gjykatë

Nga këngët me kitarë, te përfshirja në politikë / Nano: Do të bëhesha me qejf President ose ministër Kulture

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In