• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3 familje hyjnë në shtëpitë e reja në Baldushk, Veliaj: “Na jepni besimin, t’i çojmë punët deri në fund; PD shalqi me provë, në LSI hajdutë me çizme”

by Ardit Rada
04/03/2021 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre familje të tjera, ajo e Ramazan dhe Fadil Harizajt, si dhe e Ali Ramës nga fshati Balshaban i Baldushkut, hynë në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas rrënojave që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili vizitoi familjet në banesat e reja, u shpreh se, pavarësisht terrenit të vështirë, standardi i rindërtimit është zbatuar kudo njëlloj, ndërsa theksoi se transformimi i Baldushkut do finalizohet me lagjen e re, e planifikuar në Programin e Rindërtimit, për 30 familje të dëmtuara nga tërmeti tragjik.

“Më vjen mirë kur shoh se është punuar me të njëjtin standard, si në qytet, ashtu edhe majë kodrës, në Balshaban, sepse ndryshe është një kantier i mbledhur dhe ndryshe kur në çdo cep kodre ka nga një shtëpi. Në fund, puna flet vetë. Ajo që kemi bërë këtu në Baldushk është fantastike, duke filluar nga investimet e rrugëve, investimet e ujësjellësit, investimet tek urat, shkollat, tregu i Baldushkut, ndërsa tani do vijojmë edhe lagjen me 30 shtëpitë e fundit. Në finale, edhe në Baldushk, ashtu si në të gjithë Tiranën, do fitojë puna,” u shpreh Veliaj.
E gjitha kjo – tha ai – arrihet më së pari me besim. “Kjo nuk bëhet pa besim. Nëse dyshojmë të gjithë, nëse bëhemi cinikë dhe themi kjo s’bëhet, atëherë asgjë nuk bëhet. Nëse i japim njëri-tjetrit besim dhe themi “do besojmë Edi Ramën, që po i bën shtëpitë, po sjell vaksinën, që do vazhdojë urbanizimin dhe modernizimin e shtetit”, tjetri inkurajohet dhe prej inkurajimit kthehet në projekt, në një plan të zbatueshëm dhe në një rezultat konkret. Ndaj, ju kërkoj të gjithëve që t’i japim një dorë Edi Ramës. Kjo nuk bëhej pa vullnetin e një njeriu që e ka punën obsesion dhe si dikush që ka punuar me të prej vitesh, e di që ai i çon punët deri në fund,” u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se, si PD-ja me Lulzim Bashën, ashtu edhe LSI-ja me familjen private, janë provuar e sprovuar dhe kanë treguar jo një herë, por në çdo herë që kanë pasur pushtet në dorë, se në fund kanë dështuar. “Lulin e provuam si kryetar Bashkie, s’bëri asnjë shkollë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, u vranë njerëzit, e paimagjinueshme në demokraci. E provuam te “Rruga e Kombit”, u zhdukën 300 milionë euro. E provuam në Ministrinë e Jashtme, fali detin. Ata të LSI-së janë si familje sh.p.k. Kur shikon pastaj sekretarin e tyre në ministrinë e Bujqësisë që vidhte edhe lekët e miut të arave, edhe pesticidet për karkalecat e lekët e papaqit, – se vetëm papaqi i LSI-së bën dyfishin e çmimit në treg, – hajdutë me çizme! Atje e kanë kollaj, se sa më shumë dosje të kesh në SPAK, aq më i fortë je si kandidat,” ironizoi Veliaj.

Në Njësinë Administrative Baldushk po rindërtohen 99 shtëpi individuale, 30 nga të cilat do të zhvendosen në lagjen e re.

Next Post
Elon Musk planifikon të krijojë qytetin e tij

Elon Musk planifikon të krijojë qytetin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

January 6, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

January 6, 2026
Situata me motin e keq/ Belinda Balluku: Dy fluturime në ardhje për në Shqipëri kanë devijuar drejt Barit 

Situata me motin e keq/ Belinda Balluku: Dy fluturime në ardhje për në Shqipëri kanë devijuar drejt Barit 

January 6, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Festa pa shpirt

January 6, 2026
Kryeministri i Groenlandës i drejtohet Trump: Nuk mund ta marrësh vendin tonë vetëm sepse e dëshiron!

Kryeministri i Groenlandës i drejtohet Trump: Nuk mund ta marrësh vendin tonë vetëm sepse e dëshiron!

January 6, 2026
Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

Përmbytjet në Kurbin/ Gjekmarkaj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

January 6, 2026
Prokurori italian rrëzon mitin: Karakas nuk dominon tregun e drogës

Prokurori italian rrëzon mitin: Karakas nuk dominon tregun e drogës

January 6, 2026
Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

January 6, 2026
Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In