• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

3 deputetë dhe dy ish-ministra nën hetim

by Java News
09/08/2015 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi.

Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish­ministrave, ish­deputetëve dhe deputetëve. Sipas burimeve, Prokuroria ka nisur hetimet intensive, pas disa kallëzimeve penale të ILDKP për fshehje pasurie, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Mësohet se grupi i prokurorëve janë fokusuar tek dosjet e disa zyrtarëve dhe ish­zyrtarëve të lartë, të cilët sipas ILDKP, brenda dhe jashtë vendit, kanë fshehur miliona euro. Konkretisht objekt i hetimeve janë tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dy ish­ministra të qeverisë “Berisha” dhe një ish­-drejtor i rëndësishëm.

Sipas gazetës “Sot” më sitë të prokurorisë po kalojnë një sërë zyrtarësh të nivelit të lartë, të cilët janë kapur me shkelje nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mësohet se hetimet ndaj tyre janë thelluar, kjo pasi bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, ndërkohë që disa prej tyre dyshohet se kanë bërë dhe pastrim parash.

Qysh me marrjen e pushtetit në vitin 2013, mazhoranca por edhe organet e pavarura të drejtësisë kanë qenë nën presiopnin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve vendas duke kërkuar që kultura e mosndëshkimit të marrë fund.

Next Post

Kush është kjo sirenë? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com