Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, për kapjen e 3.4 mln euro brenda makinës Toyota Yaris.
Edi Lika është administratori i firmës që transformonte makinat nga Gjermania, ndërsa djali i tij Klevi ishte shoqërues i ngarkesës.
Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në portin e Durrësit 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.