• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3.4 mln euro në Portin e Durrësit, belgët sjellin dëshminë e pronarit të ‘Toyota Yaris’

by Java News
01/05/2019 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjigjia që ka mbëritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinin e parave por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milion euro. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marë në pyetje nga autoritet e këtij vendi. Gjatë marjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin. Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit Belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord ti shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën Belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi.

Hetuesit kanë marë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Blegjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata nuk janë proceduar ndonjëherë në Blegjikë për asnjë vepër penale. Por ndryshe nga sa thonë autoritet Belge, njëri nga kushërinjtë Vladi, Elvisi tre vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës. Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg. Nga ana tjetër prokurorët kanë dyshime të forta se makina “Toyota Yaris“ është blerë nga Alfred Vladi dhe më pas në dyert e makinës është fshehur sasia e parave prej 3.4 milion euro, duke u nisur me pas në Shqipëri së bashku me 7 automjete të tjera që hsin ngarkuar në një kamion tip “Bizar”. I pari që nxori emrin e Alfred Vladit në prokurori ishte Alban Mollaymeri. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina. Ai deklaron se disa muaj më parë ka porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana.

Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë shqipërisë. Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin e tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve. Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qenë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Yaris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri./raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Zhbllokohet ndeshja në ”Camp Nou”, Barcelona shënon ndaj Liverpool

Zhbllokohet ndeshja në ''Camp Nou'', Barcelona shënon ndaj Liverpool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Flakët pushtojnë Pukën: Zjarri del jashtë kontrollit, rrezikohen banorët e Gojanit të Vogël

August 20, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

August 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

August 20, 2026
Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com