• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3.4 mln euro/ Ish shefi i shërbimit sekret: Rrjedhja e informacionit nga SHISH akt kriminal!

by Java News
27/06/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Klosi jo vetem qe nuk ka asnje besim te Lulzim Basha per ato qe thote, por dhe denon fort rrjedhjen e informacionit nga ana e SHISH, duke dekonspiruar aksionin per kapjen e eurove qe po hynin ne Shqiperi.

Nderkohe klima politike në Shqipëri është e tensionuar që pas kapjes së 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit në një makinë të tipit “Toyota Yaris”. Që në seancën plenare të së enjtes së kaluar kreu demokrat, Lulzim Basha akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste se gjermanët i kishin zbuluar 1.5 milionë eurot e drogës të fshehura në “Toyota Yaris”. Ndërkohë, sulme të tilla vijuan edhe pas aksionit policor.

Por për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi akuzave të hedhura nga Partia Demokratike nuk mund t’iu besohet. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai u shpreh se duke marrë shkas edhe nga “skandalet” e mëparshme që kanë publikuar demokratët, nuk mund të jetë habi që edhe kjo histori të jetë e stisur.

“Nuk i komentoj dot sepse nuk dimë akoma asgjë. Ne dimë që janë arrestuar ata që konsiderohen si përgjegjës për këtë kalim ilegal valute dhe PD e dinte që përpara, tani akuzojnë Ballën. Ta shohim një gjë të tillë. Balla pretendon se do t’i hedhë në gjyq, d.m.th është një gjë që po zhvillohet. Më duket e parakohshme që të rrimë dhe të japim mend. Duhet pritur të shohim se kush ka të drejtë dhe kush gënjen. Por duhet theksuar se nga çfarë kemi parë deri tani, unë nuk i besoj Bashës, absolutisht që nuk i besoj”, deklaroi ish-kreu i SHISH.

Fatos Klosi shtoi se Partia Demokratike ka zgjedhur që të bëjë politikë dhe opozitë përmes baltosjes dhe shpifjeve. Sipas tij, strategjia politike e demokratëve nuk është e mbështetur në alternativa.

“Ata po përpiqen me të gjitha mënyrat që të hedhin baltë, kjo është strategjia e luftës politike të tyre. Nuk po shohim gjë tjetër që nga zgjedhjet e fundit, ata e vetmja gjë që po bëjnë është që po përpiqen të hedhin baltë me drogën, me këtë rast. Nuk shoh që të bëjnë një politikë dhe një luftë që të mbështetet në alternativa apo gjëra që popullit t’i interesojnë. Për këtë arsye them që nuk dua t’i besoj. Tani të shohim, nuk e themi dot me siguri sepse nuk e dimë të vërtetën. Fakti që Balla thotë se unë pranoj që të më bëhet gjykimi tek sheshi “Skënderbej” nëse është e vërtetë, tregon që ka një farë sigurie”, vijoi më tej ish-kryetari i SHISH.

Fatos Klosi komentoi dje për gazetën edhe faktin që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte dijeni për paratë në makinë para se të kryhej operacioni policor. Ai u shpreh se një gjë e tillë tregon që ka patur rrjedhje informacioni nga Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Ka pasur një rrjedhje informacioni. Unë dëgjova që PD e ka marrë informacionin përmes Shërbimit Informativ dhe nuk çuditem për këtë gjë. Është një informacion që kalon nëpër shumë duar dhe sigurisht që edhe del”, tha ai.

Nga ana tjetër, Fatos Klosi e konsideroi këtë rrjedhje informacioni si diçka të rrezikshme për operacionet e policisë. Sipas tij, të tilla të dhëna nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, aq më tepër para se të kenë vepruar agjencitë shtetërore.

“Por për mua të dalë në shtyp para se të bëjë një aksion policia e quaj të dëmshme. Është shumë e gabuar që të ngutesh dhe ta përdorësh informacionin për kauzë politike ndërkohë që akoma nuk është bërë aksioni. Çdo gjë mund të bëhet nga mbrapa, por jo përpara, përpara është e gabuar. Tani a është gabim apo është bërë edhe për ta sabotuar operacionin, ashtu siç ka zëra, unë nuk di ta them”, u shpreh Fatos Klosi.

ma.me

Next Post
Asnjë pikë në Botëror, Hector Cuper largohet nga drejtimi i Egjiptit

Asnjë pikë në Botëror, Hector Cuper largohet nga drejtimi i Egjiptit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com