• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

29-vjeç, me shtatë fëmijë dhe me dy fakultete, historia e pabesueshme e vajzës nga Tropoja

by Ardit Rada
22/08/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë. 4 shtatzanitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht dhe momentalisht punon si juristë pranë Hipotekës së Bajram Currit.

Ajo ka përfunduar 2 fakultet e,një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Pavarësisht kësaj, Ajlini gjithmonë ka gjetur kohën për t’iu përshtatur familjes dhe karrierës.

GAZETARJA: Ndodhem në lumin Valbonë me familjen Alfredaj. Ajlin dhe Fredi janë prindër të 7 fëmijëve ata jetojnë në Fierzë të Bajram Currit.Më trego pak për familjen tënde të mrekullueshme.

AJLIN ALFREDAJ: Zoti më ka bekuar më 3 palë binjake dhe 1 tek. Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjec. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjec. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjec, dhe Kenza është tek, 3 vjece.

GAZETARJA: Ajlin ciftet e reja sot kanë shumë që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me frutin e dashurisë, pra fëmijën. Thuhet se të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe, po kur ke shtatë si është?

AJLIN ALFREDAJ: Fryti i dashurisë është fëmijë është gjëja më e madhe në këtë botë, mund të kesh pasuri, por te cdo gjë tjetër, por nëse nuk ke fëmijë je bosh. Është e vështërië, por me ndihmën e madhë të bashkëshortit Fredi ne ia dalim suksesshëm. Jemi familje e madhe dhe e lumtur.

Shtëpia e familjes Alfredaj, duket si një kopësht privat. Pa ndihmën e bashkëshortit Ajlin do ta kishte të pamundur të kapërcente sfidat e jetës.

GAZETARJA: Kush ka qenë sfida më e madhe që keni kaluar?

ALFRED ALFREDAJ: Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë.

Ndërsa për fëmijët jeta ngjason me përrallën e preferuar. Nënën e tyre ata e therrasin Borëbardha

GAZETARJA: Rea, ti je vajza më e madhe si e ndihmon mamin?

REA ALFREDAJ: Kur motrat bëjnë rrëmujë i mar dhe i vendos në tavolinë dhe i vë të shohin perrallën e preferuar.

GAZETARJA: Po ti vetë u tregon përrall?

REA ALFREDAJ: Po, u tregoj Borëbardhën.

GAZETARJA: Me kë ngjan kjo perrallë?

REA ALFREDAJ: Me ne.

7 fëmijë do të thotë të përballosh 7 kërkesa të ndryshme njëkohësisht. Karakteri i tyre i ndryshëm nga njëri-tjetri e bën edhe më dinamike jetën në këtë familje.

GAZETARJA: Për secilin nga fëmijët do më thuash ndonjë karakteristikë.

AJLIN ALFREDAJ: Rea, kjo është natyra ime, e shkathët e ciltër, por shumë impulsive. Rei, është Fredi i vogël, nuk ecën më zemër, por më objektiva. Selma, është zheni. Ajseli, modele. Amelia është natyrë e ndrojtur, por e zgjuar. Ajla është energjia e shtëpisë, duhet të kesh shumë energji ta përballosh Ajlën. Kenza është qershia mbi tortë e familjes. Gjithcka për ne.

Për Ajlinin dhe Alfredin netët pagjumë janë të pafundme, shumë herë u ka qëlluar që të 7 fëmijët të qajnë njëkohësisht, për ta kjo është simfonia më e bukur. Planifikimi familjar i 29 vjecares dhe Alfredit nuk ka përfunduar këtu. Ata thonë se Reit i duhet një vëlla./TCH

/e.rr

Next Post
OBSH ndryshon sërish rregullat për mbajtjen e maskës: Duhet ta vendosin edhe fëmijët mbi 12 vjeç

Fëmijët janë shpërndarës të heshtur të COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In