• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

28-vjeçarja humbi jetën pas operacionit estetik, reagon spitali privat

by Java News
31/01/2024 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali Amerikan ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij.

Përmes një njoftimi të Spitalit thuhet se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor.

Po ashtu thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por sipas njoftimit, në datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas tyre, megjithë përpjekjet e shumta të stafit mjekësor të spitalit, nuk është arritur sjellja në gjendjen normale të të resë dhe mbajtja e saj në jetë.

Kujtojmë se e reja që humbi jetën prej dy vitesh vuante nga kanceri. Familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e Lirida Hasallës.

Deklarata e Spitalit:

Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.  Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional.

Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.  Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.

Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

/f.s

Next Post
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste dy policë pak vite më parë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste dy policë pak vite më parë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com