• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

28 shkurti afati i fundit për të përfituar nga rindërtimi, dy dokumentet e vetme që nevojiten për aplikimin

by Java News
21/02/2020 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative gjer më 28 shkurt, për të plotësuar formularin online, përmes të cilit përfitojnë nga programi i rindërtimit, më vonë do të jetë e pamundur.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti theksoi se aplikimi në portal pranë njësive administrative është e vetmja mënyrë se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit. “E vetmja mënyrë sesi qytetarët do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit është duke aplikuar në këtë portal. Më vonë do jetë e pamundur që qytetarët të përfitojnë, duke qenë se njësitë administrative nuk do kenë të mundur të mbledhin të dhënat e tyre në lidhje me strukturën familjare apo me banesën e dëmtuar”, u shpreh ajo. Ruseti inspektoi sot procesin e aplikimit në Kombinat, ku janë hapur 6 sportele, prej ku theksoi se procesi përfundon në fund të këtij muaji.

“Ky proces është hapur në datën 29 janar dhe përfundon në datën 28 shkurt. Duam t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, se pavarësisht nivelit të dëmit që ata kanë pasur, t’i drejtohen 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin online, për t’u bërë pjesë e përfitimit nga programi i rindërtimit”, sqaroi Ruseti.

Pranë sporteleve të hapura në të gjitha njësitë administrative, qytetarët mund të raportojnë që nga dëmet më të lehta, deri tek ato që kanë të bëjnë me rindërtimin nga e para të banesës së tyre.

“Kjo nënkupton se raportimin nga dëmet më të lehta deri te rindërtimi i shtëpisë nga e para, apo bërjen pjesë të qytetarëve nga rindërtimi i lagjeve të reja. Të gjitha njësitë tona administrative janë në gatishmëri për t’ju pritur. Kemi shtuar sportelet, aktualisht në Kombinat kemi arritur në 6 sportele, për të lehtësuar gjithë procedurën dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që të bëjnë aplikimin në mënyrën më të shpejtë e më korrekte të mundshme”, deklaroi nënkryetarja e bashkisë.

Ruseti sqaroi procedurën e thjeshtëzuar sesi qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga ky program.

“I vetmi dokument që duhet të keni në momentin e aplikimit është vetëm karta e identitetit dhe akti i verifikimi, të cilën nëse nuk e ka individi, një kopje të saj e ka patjetër njësia administrative ku do aplikoni, si dhe certifikata e pronësisë së banesës apo çfarëdo lloj dokumenti tjetër i cili vërteton pronësinë e banesës së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor”, deklaroi ajo.

Next Post
Koronavirusi mbërrin në Itali, regjistrohen gjashtë të infektuar në zonën e Lombardisë

Koronavirusi mbërrin në Itali, regjistrohen gjashtë të infektuar në zonën e Lombardisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In