• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

28 Nëntori, Begaj flet nga Vlora: Shqipëria të mbështesë fuqizimin e Kosovës dhe të jemi gjithmonë të bashkuar

by A R
28/11/2022 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj mbajti një fjalim në ceremoninë që u zhvillua në Vlorë këtë të hënë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë dhe tha se ajo mbetet vepra më e madhe e kombit shqiptar. Begaj u shpreh se duhet ta duam atdheun me vepra dhe shërbim ashtu siç do të donin të parët.

“Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt që me përgjegjësi historike në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit me shumë guxim dhe largpamësi.  Ishte trimëria e djemnisë kosovare dhe asaj mbarëshqiptare që me heroizmin dhe qëndresën e kultivuar ndër shekuj i dolën për zot vatanit dhe i demonstruan mbarë botës shenjtërinë e lirisë, gjuhës, atdheut dhe identitetin donë kombëtar”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj dhe mesazhin e tij për përgjegjësinë e të gjithëve në këtë ditë të shënuar, për më së pari të klasës politike dhe institucioneve. Sipas tij, duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve. Po ashtu, Begaj theksoi se përgjegjësitë e Shqipërisë janë të mëdha. Ai u shpreh se Shqipëria duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim sa herë të jetë e nevojshme.

“Askund më mirë se në Vlorën e flamurit, e në këtë ditë, nuk mund të marrë vlerë mesazhi për përgjegjësinë e të gjithëve, dhe më së pari të klasës politike dhe institucioneve. Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor, për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave, që burojnë nga kushtetuta. Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; bashkë për një shoqëri të lirë, të angazhuar dhe të arsimuar; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e tyre Shqipëri.

Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq. Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare. Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e integrimit europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik”, u shpreh Begaj.

Ai bëri thirrje që brezat të mos harrojnë, të kujtojnë me mirënjohje paraardhësit e tyre dhe të mbushen me krenari për atdheun, flamurin dhe identitetin kombëtar. Pas 110 vjet shtet i pavarur, Begaj u shpreh se tashmë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Ballkan dhe Europë.

“I kujtojmë për të reflektuar për atë që duhet të bëjmë si individë dhe shoqëri, për përparimin dhe begatimin e mëtejshëm të atdheut dhe kombit tonë sepse ky flamur dhe kjo tokë është amaneti i të parëve, është përkatësia dhe përgjegjësia e të gjithëve ne”, u shpreh ai.

“Kombi shqiptar ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat edhe rolin e tij të merituar duke u bërë një faktor dhe aktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë. Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, por edhe aleancës më të madhe të vlerave, demokracisë dhe prosperitetit. Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA, BE, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë. Ndërsa para 110 viteve diskutohej copëzimi i trojeve shqiptare sot Shqipëria si anëtare e përkohshme e KS në OKB luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqe, sigurisë dhe për promovimin e demokracisë. Ajo është e fokusuar në objektivin strategjik të integrimit në BE si e ardhmja më e mirë dhe rruga më e sigurtë për Shqipërinë, faktorin shqiptar në rajon dhe gjithë rajonin. Në fillim të Dhjetorit për herë të parë jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin mblidhet samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Kjo shënjon një ngjarje të madhe dhe është një përgjegjësi për rrugëtimin e Shqipërisë dhe Europës, është një mesazh mbështetje dhe inkurajimi për të gjithë shqiptarët duke nxitur njëherazi një përgjegjësi të shtuar për institucionet dhe klasën politike për vijimin dhe thellimin e reformave dhe avancimin e axhendës europiane. Pavarësisht arritjeve kemi rrugë të gjatë përpara. Ajo q ë duhet të bëjmë më së parë është ta duam atdheun me vepra, me shërbim dhe idealizëm ashtu si patriotët që nderojmë sot”, tha presidenti.

/a.r

Next Post
Ra pre e “Mashtruesit të Tinder”-it, viktima në dokumentarin e njohur sërish në kërkim të dashurisë

Ra pre e “Mashtruesit të Tinder”-it, viktima në dokumentarin e njohur sërish në kërkim të dashurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In