Policia e shtetit ka kryer kontrolle të shumta gjatë orëve të vona të fundjavës nga ku ka pezulluar rreth 28 leje drejtimi, për shkak të shpejtësisë tej normave po drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Policia në kryeqytet gjatë kontrolleve me radar dhe drager për matjen e alkolit ka konstatuar dhe kryer veprimet e mëposhtme:
– 18 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara brenda qytetit;
– 10 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
– 30 masa janë marrë për mangësi në dokumentacion;
– 4 drejtues mjeti në gjendje të dehur janë arrestuar, përkatësisht Y. Dervishi (34 vjeç), A. Mehmeti (37), F. Iseni (23), N. Leka (53);
– 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur është arrestuar për tentativë korruptimi të punonjësit të policisë. Shtetasi në fjalë Kristjan Sulo (34 vjeç), banues në Lushnjë, tentoi t’I jepte efektivit të policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë një kartmonedhe 2.000 lekëshe në këmbim të mos bllokimit të lejes së drejtimit të automjetit.