• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

270 kolegë të vrarë në Gaza, emocionon gazetari i Al Jazeera: Ju përgjërohem mos u dorëzoni!

by A R
29/05/2026 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

New York, SHBA – Josh Rushing, korrespondent i Al Jazeera English për emisionin “Fault Lines”, mbajti dje, 28 maj, një fjalim prekës gjatë marrjes së një çmimi Emmy News për dokumentarin e ekipit të tij “Kids Under Fire”.

Fjalimin, Rushing e nisi duke thënë se ekziston një “ironi e thellë” në marrjen e një çmimi për mbulimin e një gjenocidi “pikërisht në vendin që e mundëson atë”.

Ai ia dedikoi çmimin për kategorinë “Mbulimi më i mirë i një konflikti lufte apo dhune” gazetarëve të vrarë në Gaza nga Izraeli.

Dokumentari është xhiruar gjatë luftës në Gaza dhe trajton historinë e mjekëve amerikanë vullnetarë në Rrip, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një modeli të përsëritur rastesh ku fëmijë janë qëlluar nga forcat izraelite. Rushing theksoi se “nuk ka njerëz të lirë pa një shtyp të lirë”, duke kritikuar edhe ndikimin e oligarkëve në kapjen e industrisë së medias.

Fjalimi i plotë

Ironike, marrja e një çmimi për mbulimin e një gjenocidi nga fiks ai vend që e ka mundësuar atë. Dua t’ja dedikoj këtë 11 gazetarëve të Al Jazeera-s, 11 kolegëve që janë vrarë nga Izraeli që prej 7 tetorit në Gaza dhe 270 kolegëve të tjerë, gazetarë në përgjithësi, që janë vrarë në Gaza gjatë gjithë kohës së luftës.

Dua të vlerësoj dhjetëra doktorë, që kanë hequr dorë nga jeta e tyre luksoze, e suksseshme dhe rrezikuan gjithçka duke shkuar në Gaza, në përpjekje për të ndihmuar…Kuptuan që ‘shpata’ e së vërtetës dhe të jesh dëshmitar i gjithçkaje është më e fortë se bisturia që ata marin në fushëbetejë.

Falë tyre vajza e vogël 4 vjeçare, Mira, me një plumb që i kishte depërtuar në tru, është sot në Meksikë duke marrë trajtimin e nevojshëm, bashkë me nënën e saj Isra e cila ka humbur këmbën teksa ne po filmonim këtë.

Këto janë ditë të errëta për gazetarinë. Ose ndodhemi nën trysninë financiare, ose ka ndikim nga forcat oligarke…

Më duhet t’ju them, t’ju përgjërohem që të vijoni me luftën për të vërtetën, për njerëzimin, sepse nuk ka njerëz të lirë pa shtyp të lirë!

Vijoni me përpjekjet! Faleminderit!

Next Post
Maroku bëhet fuqia kryesore industriale e Afrikës, duke kaluar Afrikën e Jugut

Maroku bëhet fuqia kryesore industriale e Afrikës, duke kaluar Afrikën e Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

November 5, 2026
Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

I dënuar me dy vite burg dhe në arrati, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit! GJKKO e shqyrton sot kërkesën

November 5, 2026
“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

November 5, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In