Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, që ndihmuan në shpëtimin e popullit të Kosovës nga shfarosja.
Presidentja thekson rëndësinë e ruajtjes dhe mbështetjes së aleancave ndërkombëtare, që sipas saj janë thelbësore për mbrojtjen e lirisë dhe stabilitetit në rajon.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, shkruan Osmani.











