Një 27-vjeçare shqiptare është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e vjedhjes së një shume parashë një të moshuari italian.
E reja ka mashtruar një të moshuar duke i premtuar atij seks, por 80-vjeçari ka rënë pre e grabitjes. Vajza shqiptare emri i së cilës nuk bëhet i ditur i vodhi 350 euro nga portofoli të moshuarit sapo hipi në mjetin e tij.
Po ashtu, pas arrestimit të 27 vjeçares, është proceduar në gjendje të lirë edhe një mikeshë e shqiptares, bashkëpunëtore në vjedhje./a.m.