• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

27-vjeçari shkon përditë në gjykatë: Pse nuk më arrestoni

by Java News
14/10/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Kovaçaj është një 27-vjeçar, i cili mund të jetë një nga njerëzit e rrallë, që vjen gati përditë të interesohet se kur do ta arrestojnë. Ka marrë një orë pushim në punë dhe udhëton sërish me të njëjtin motor, për të cilin u arrestua në qershor për drejtim të parregullt të mjetit.

Është dënuar nga gjykata me 10 ditë heqje lirie, por askush nuk i thotë se kur duhet ta kryejë dënimin.

“Jam dënuar me heqje lirie, më kanë mbetur 6 ditë.

Vij se dua të di datën, kur do të më arrestojnë, që të marr leje te puna, sepse po më arrestuan ‘tak-fak’ kam frikë se nuk marr dot leje, e kështu humbas punën”, thotë Kovaçaj për Top Channel.

I pamësuar ndonjëherë me gjykatat, e mesa duket edhe me shkeljen e ligjit, i riu u arrestua pasi për motorin që po drejtonte duhej të ishte pajisur me leje të kategorisë A. Por, Kovaçaj këmbëngul se mjeti i tij është koaliduar si 49-kubikësh, e për këtë shkak, ai nuk duhet të pajiset me një dokument të tillë.

“Nuk e kuptoj, e bleva për 49-kubikësh, e zhdoganova për 49-kubikësh, ma koaliduan për 49-kubikësh. Pra shteti më thotë që ky mjet nuk do dokument, pastaj vijnë e më thonë që duhet të paguash”, shprehet 27-vjeçari.

Edhe pse ka shpresë në shkallën e dytë, Kovaçaj nuk e ka apeluar vendimin:

“Pse ta apeloj, të shpenzoj lekë kot? Nuk kam as lekë, as kohë”.

Next Post

Ja kush janë 10 ushqimet më të shëndetshme për trurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com