• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

27 janari si një mundësi e LSI për tu pranuar nga PD, si opozitë

by Alfred Peza
14/01/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Më shumë sesa organizimi i protestës dhe protestuesve, i strukturave partiake nga qendra në bazë dhe në të gjithë territorin, më shumë se mbarsja e frymës kundër qeverisë me një synim të qartë për ta kulmuar shfryerjen e pakënaqësisë popullore në mesditën e 27 janarit në shesh, energjitë e liderëve të opozitës janë kanalizuar diku krej tjetër. Ajo që duket se i shqetëson më shumë, nuk ka lidhje as me kauzën që thonë se do mbrojnë, as me parrullat që do hedhin, as me shkaqet apo sebepet që improvizojnë si arësye për të dalë në rrugë, e as me qëllimin që thonë se kërkojnë të arrijnë me anë të protestës.

I vetmi hall, i vetmi shqetësim, i vetmi problem, i vetmi objektiv dhe me sa duket edhe i vetmi qëllim që kërkojnë të arrijnë, është që ta shfrytëzojnë 27 janarin, për ti bërë më në fund militantët e vet, që të pranojnë në një shesh e në të njëjtën protestë, edhe LSI-në. Aq e dukshme është kjo, aq e vërtetë dhe aq pak përpiqen edhe ta fshehin të gjithën këtë, sa kryetari i PD dhe Kryetarja e LSI, sëbashku me të tjerë që i shoqëronin, u ulën për kafe në një nga ambjentet më të populluara në qendër të Tiranës, me gjasë duke e shpërndarë foton vetë nëpër rrjetet sociale, mediat online e ato tradicionale, më pas.

Eshtë një foto ku duket sikur po kërkohet që tu demonstrohet përkrahësve dhe mbështetësve të vet, që tani jemi bashkë, ulemi dhe rrijmë bashkë, shoqërohemi bashkë jo vetëm në zyrat e SHQUP. Edhe në ambjentet publike, jemi në shoqërinë e njëri- tjetrit. Duam apo nuk duam ne, na pëlqen ose jo ai që kemi përballë apo në krah, tani nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër. Sepse fati e desh që pas 25 qershorit të jemi bashkë. Të jemi në opozitë. Të jemi në një anë të sallës së Parlamentit. Në të njëjtën anë të peshores politike këtë 4 vjeçar. Të jemi të gjithë përballë PS dhe Edi Ramës.

Por halli është i madh sepse përkrah Bashës, ishte vetëm kryetari i PR, partisë tradicionalisht besnike dhe aleate e PD. Mungonin të tjerët me radhë, që përbëjnë edhe grupin e madh të partive aleate tradicionale me PD, që kanë 5 vjet që kanë ndarë të gjitha betejet politike me të në Parlament dhe jashtë tij. As Dash Shehi, as Nard Ndoka, as Agron Duka e as shumë të tjerë, nuk e pranojnë LSI si një aleat natyror politik opozitar. Qoftë edhe vetëm për të ndarë të gjithë sëbashku pa asnjë dallim, betejën më të madhe politike opozitare të pas 25 qershorit dhe të parën dhe vendimtaren për vitin e ri politik 2018.

Ky është një problem I madh, sepse aleatët e PD nuk pranojnë që të ulen të gjithë një tryezë të përbashkët të liderëve të partive opozitare, për të dalë prej aty me një qëndrim e me vendime unanime. Pa llogaritur më pas edhe teknikalitete të tjera organizative të një proteste në rrugë, përballë dhjetra kamerash e aparatesh fotografike, që do të filmojnë e fotografojnë gjithçka. Por sido që të jetë, përsëri kjo duket të jetë e keqja më e vogël në të gjithë këtë histori.

Sepse e keqja më e madhe, ajo së cilës me siguri i druhen si Kryetari i PD edhe ata që drejtojnë LSI, është çështja e menaxhimit të përkrahësve dhe simpatizantëve të tyre në terren, përpara, sidomos gjatë kohës së zhvillimit dhe më pas, përfundimit të protestës. Sepse të njëjtët njerëz të PD që shkuan me dhjetra herë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë dhe godinave të tjera të qeverisë, gjatë katër viteve të shkuara për të protestuar kundër “qeverisë së korruptuar Rama- Meta”, tani do jenë sëbashku përkrah njëri tjetrit.

Frika më e madhe mund të jetë nga ndonjë tensionim më shumë mes vetë palëve pjesëmarrëse në protestë, sesa ajo mes protestuesve dhe forcave të sigurisë publike e rendit apo godinës së qeverisë përballë. Çështja është se kjo mund të shndërrohet në të parën protestë ku brenda të njëjtës masë njerëzish, gjysma të jetë më agresive duke u parë nga pala tjetër si opozita brenda opozitës, ase si mazhoranca e djeshme e opozitës së sotme.

Kjo e bën të gjithën këtë ushtrim të madh demokracie për të cilën PD ka kohë në dispozicion për ta përgatitur, më shumë si një kuvend popullor pajtimi me LSI-në, sesa si një protestë për të rrëzuar qeverinë. Duke krijuar idenë se objektivat e 27 janarit, kanë ndryshuar. Tani objektiv nuk është ajo që Lulzim Basha e definoi si një ditë “për rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie të re antimafia, që do të jetë kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të reja e të parakohëshme”.

Suksesi më i madh, duket sikur pritet që të jetë pranimi i protestuesve të PD që të jenë natyrshëm, ose “normalisht” përkrah atyre të LSI. E kjo nuk është pak. Po të kemi parasysh se në këtë mënyrë, do të çertifikohej zyrtarizimi i pranimit më në fund të LSI nga opozita e vjetër, si një opozitë e re. Eshtë një hap që herët ose vonë, do të hidhej një ditë. Fati e desh që kjo të ndodhte, më 27 janar. Një hap i vogël për Bashën e Kryemadhin, por një hap i madh për opozitën./Alpenews.al

Next Post
Brokoli me kos, kombinimi që lufton kancerin

Brokoli me kos, kombinimi që lufton kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In