• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

by A R
03/09/2026 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër tragjedi e rëndë emigracioni është shënuar në Oqeanin Atlantik, ku autoritetet spanjolle kanë gjetur një varkë me 44 persona dhe pesë trupa të pajetë, rreth 120 kilometra larg ishullit Kanaria.

Varka kishte qëndruar për 27 ditë në mëshirë të dallgëve të Atlantikut, përpara se të lokalizohej dhe të shpëtohej nga njësia spanjolle e shpëtimit detar “Guardamar Urania”. Mjeti lundrues u tërhoq më pas drejt portit të Arguineguín, ku mbërriti rreth orës 03:30 të mëngjesit të së enjtes.

Sipas Guardia Civil, shënimet e gjetura në trupin e varkës përputhen me ato të një mjeti lundrues që ishte nisur më 7 gusht nga Gambia, me 127 persona në bord, mes tyre katër gra dhe një foshnjë.

Të mbijetuarit kanë deklaruar përfaqësuesve të Kryqit të Kuq se ishin nisur drejt Ishujve Kanarie me “më shumë se 100 persona”, por gjatë 27 ditëve në det shumë prej tyre kanë humbur jetën.

Gjendja shëndetësore e disa prej të mbijetuarve ishte tepër e rënduar. Për këtë arsye, Shërbimi spanjoll i Shpëtimit Detar dërgoi një helikopter për të evakuuar tre persona dhe për t’i transportuar me urgjencë në spital.

Kjo nuk është tragjedia e parë e këtij lloji në rrugën migratore drejt Ishujve Kanarie. Më 21 korrik, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri të ditur se 38 persona ishin shpëtuar në brigjet e Mauritanisë, pasi kishin kaluar 25 ditë në det. Në të njëjtin udhëtim, 143 persona kishin humbur jetën pasi ishin nisur nga porti i Bufalotos në Gambia, në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie.

Mes të mbijetuarve të asaj tragjedie ndodheshin edhe dy fëmijë, ndërsa prindërit e tyre kishin humbur jetën gjatë udhëtimit.

Next Post
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com