• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2600 kuota të lira, në Universitet hyjnë 95% e aplikantëve

by Java News
03/11/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundimi i afatit të regjistrimeve e ka gjetur shumicën e maturantëve që kandiduan për në shkollë të lartë në auditoret e universiteteve. Nga 27.700 aplikantë që u futën në garë që në krye të herës, 22.963 prej tyre figurojnë sot të regjistruar në një nga programet e studimit që ofruan institucionet e arsimit të lartë për këtë vit akademik.

Studentë
Studentë

Rritja e numrit të kuotave në dispozicion nga universitetet publike është përkthyer në më shumë studentë. Veç tyre ka dhe një numër të konsiderueshëm që kanë mbetur të parealizuara në shkollat publike. Ministria e Arsimit informon se janë 3200 në total, shumica prej të cilave (2600) nuk janë plotësuar dot për shkak se nuk ka pasur aplikime apo persona në listë-pritje për ato programe.

Më konkretisht, bëhet fjalë për degë në rrethe dhe disa profile pak të preferuara nga maturantët. Realisht, rreth 690 prej tyre mbeten bosh për shkak se maturantët nuk arritën të siguronin portofolin e duhur të pikëve, raporton panorama.

SKEMA E RE

Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Arsimit, pjesa dërrmuese e maturantëve, 18 mijë e 584 studiojnë në një nga degët që kanë fituar në institucionet e arsimit të lartë publik, ndërsa vetëm 4379 janë regjistruar në ato private.

Ndërsa numri i studentëve në shtet ka njohur rritje me të paktën 1 mijë studentë më shumë nga viti i kaluar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për privatin. Këtë e tregojnë qartë shifrat e krahasueshme me një vit më parë. Këtë vit akademik, institucionet e arsimit të lartë privat në total kanë pranuar 1597 studentë më pak nga 2015-a.

Pas pezullimit apo mbylljes së institucioneve që nuk ofronin kushtet për të arsimuar, reforma e re e pranimeve në universitet, e aplikuar për të parën herë ofroi të njëjtën skemë si për publikun, ashtu edhe për privatin që nga aplikimi deri te pranimet.

Mesatarja mbi 6 dhe listimi i programeve që ofrojnë privatët e shtetërorët në formularin e aplikimit ishin dy kushtet që iu nënshtruan të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Ndryshe nga vitet e kaluara, kjo e bën të pamundur që këto të fundit të abuzojnë me regjistrimet përtej datës 1 nëntor, siç parashikohet në udhëzim.

Përafërsisht 5 mijë maturantë mbetën këtë vit jashtë dyerve të auditoreve. Sipas të dhënave nga AKP, në total kanë aplikuar përafërsisht 28 mijë kandidatë (bashkë me mbetësit e vjeshtës), prej të cilëve janë regjistruar rreth 23 mijë.

Viti akademik 2015-2016
• 25.574 studentë
• 19.598 publik
• 5.976 privat
Viti akademik 2016-2017
• 22.963 studentë
• 18.584 publik
• 4379 privat

/a.k

Next Post
Hakerat sulmojnë sistemet kompjuterike, anulohen qindra fluturime në mbarë botën

Miliona euro grabitje online, si bien në kurthin e hakerave biznesmenët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In