• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

26 vjet më parë/ Kur PD deklaronte: Siç ka thënë shoku Ramiz Alia…

by S M
12/01/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe atëherë ishte ftohtë, acar. Por vala përvëluese e dëshirës për demokraci, shoqëruar me nxehtësinë e urrejtjes ndaj komunizmit, kishte bërë që një masë e madhe shqiptarësh mos merreshin fort me temperaturat e ulëta.

26 vjet më parë, ishte kjo kohë, janari, prologu i një zhvillimi kulminant: rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Regjimi sikur e parandjente këtë. Pas kishte lënë grevën e urisë së studentëve, prej ku Universitetit të Tiranës iu hoq emri i atij, që në atë kohë thirrej, jo më nën buzë, Dulla.

Kujtojmë që akti i parë pas rrëzimit të sistemit komunist, ishte ngritja e Këshillit Presidencial që pati si hap pasues shkarkimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri komunist Adil Çarçani. Ramiz Alia kërkoi dorëheqjen e qeverisë “Çarçani” në bllok. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi të pranojë dorëheqjen. Pikë e dytë e dekretit ishte emërimi i qeverisë së re. Në krye u emërua Fatos Nano, i zgjedhur nga Ramiz Alia. Nano ishte ekonomist, i angazhuar nga Ramiz Alia qysh në vitet 1987, kur u dërgua me mision në Gjermaninë Perëndimore për të marrë eksperiencë në fushën e ekonomisë.

Zv/kryetari i Këshillit të Ministrave u emërua Shkëlqim Cani, ekonomist, i zgjedhur po nga Ramiz Alia, njeri i besuar i tij. Pjesa kryesore e qeverisë së re vinte nga bota akademike. Aleks Luarasi u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Muhamet Kapllani- ministër i Jashtëm, Kiço Mustaqi- ministër i Brendshëm, Dashamir Kore- ministër i Drejtësisë, Leontjev Çuçi- kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, Drini Mezini- ministër i Industrisë, Ylli Bufi- ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimit, Ahmet Osja- ministër Bujqësie, Qemal Disha- ministër Financash, Altin Ylli- ministër i Tregtisë së Brendshme, Leonard Nano- ministër i Ndërtimit, Salvador Franja- ministër i Transporteve, Kastriot Islami- ministër Arsimi, Sabit Brokaj- ministër Shëndetësie dhe Zydi Pepa- kryetar i KLSH-së.

Të gjitha këto figura i përkisnin botës akademike, por me një prapavijë të caktuar politike. Ata ishin formuar nën ndikimin dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të udhëheqjes së PPSH-së.

Menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, Ministria e Brendshme doli me një deklaratë zyrtare dhe kërcënoi se do të vepronte kundër akteve të dhunës dhe protestave, ritmi i të cilave ishte gjithnjë në rritje. Dorëheqja e qeverisë dhe zëvendësimi i saj me emra të rinj, të cilët s’kishin të bënin drejtpërdrejt me udhëheqjen e lartë të partisë ishte një hap për të cilin Ramiz Alia kërkonte një farë “shpërblimi” nga turmat e irrituara dhe nga ata, që sipas tij e kishin marrë me shumë nxitim procesin e demokratizimit të vendit. Ai pretendonte se me ndryshimet e rëndësishme që u kryen, duhet të ulej ritmi i reagimit popullor kundër udhëheqjes së partisë.

Dhe për rrjedhojë u miratua edhe dekreti për për respektimin dhe mbrotjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simboleve shtetërore,  ku përfshiheshin edhe bustet e diktatorit Enver Hoxha (lexo shkrimin e Edi Ramës në RD, “Dje, sot, nesër”, kushtuar pikërisht këtij dekreti)

Ndër tjera theksohej:

Dënohen me 6 muaj deri në tre vjet burg ata shtetas, që dhunojnë monumente kulture, sic janë bustet e figurave të shquara, qysh tek Skënderbeu e deri të Enver Hoxha.

Dekreti parashikon se bustet janë monumente kulture e ruhen nga shteti.

Takimi i Ramiz Alisë më partitë politike

Pavarësisht kësaj, ritmi i reagimit popullor kundër PPSH-së dhe qeverisjes së saj nuk po pësonte zbutje, përkundrazi rritej çdo ditë. Në këto kushte Ramiz Alia kërkoi një takim tjetër me përfaqësues të partive politike, për të ndikuar në stabilizimin e situatës.

Në takimin me ta në fund të janarit të 1991, Alia iu kërkoi më shumë se ç’pritej: një marrëveshje, e cila të parashikonte ruajtjen e busteve të Enver Hoxhës dhe që të mos bëhej propagandë kundër figurës së tij. Kërkesa u miratua nga partitë politike, por poshtë në “bazë”, tek turmat kjo nuk funksionoi.

Por është interesante të evidentohet qëndrimi i PD-së. Kjo parti, edhe pse e kishte popullin me vete, edhe pse kishte një avantazh moral ndaj komunistëve ende në pushtet, edhe pse nuk kishte pse u tutej atyre, zgjodhi të ishte luajale ndaj kerkesave të Presidentit Alia. Kjo parti premtoi se nuk do t’i frymëzonin turmat drejt rrëzimit të busteve të Enver Hoxhës, gjë që entuziazmoi edhe ZP-në e cila publikoi deklaratën e saj “kundër dhunës”, që në fakt ishte kundër rrëzimit të bustit të diktatorit. Deklarata e saj, ku madje citohet dhe shoku Ramiz, është një relike e rrallë dhe vyer e asaj kohe.

Deklaratë e Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike

“Në emër të nismatarëve për krjimin e PD-së dhe të lëvizjes demokratike, që e tregoi vullnetin e vet në mitingun e pardjeshëm në Tiranë, shprehin shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lajmet e hidhura që mësuam nëpërmjet televizionit, për aktet e rënda të thyerjes së ligjshmërisë nga forcat destruktive në Kavajë dhe në Shkodër. Veprime të tilla, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë që duam të ndërtojmë bashkarisht, por edhe e dëmtojnë atë. Lëvizja jonë, që po shkon në mënyrë paqësore drejt legalizimit të Partisë Demokratike mbi baza ligjore, kundërshton me vendosmëri çdo veprim të kësaj natyre dhe i bën thirrje të gjithë popullit të ruajë qetësinë për të dëshmuar, se jemi një komb i qytetëruar.

Vetë populli, intelektualët, të rinjtë etj., duhet t’i tregojë vendin cilitdo që vihet në rolin provokator, që kërkon të krijojë përfytyrime të mbrapshta për demokracinë. Demokracia parakupton rregull, qetësi, kulturë, mirëkuptim, punë, dashuri midis njerëzve dhe respektim të rendit publik. Të kujtojmë fjalën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia në mesazhin e djeshëm “në qoftë se demokracinë do ta kërkojmë duke shkelur ligjin, atë nuk do ta arrijmë kurrë”. Pluralizmi politik, kjo fitore e madhe e popullit tonë, është në hapat e parë”, thuhej atëherë pra nga Partia Demokratike. Sot kjo është e pakonceptueshme. /tesheshi.com/

Next Post
Presidenti meksikan reagon ashpër ndaj Trump për murin kufitar: Nuk lejojmë shkeljen e dinjitetit tonë!

Presidenti meksikan reagon ashpër ndaj Trump për murin kufitar: Nuk lejojmë shkeljen e dinjitetit tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In