• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

26 maji 2018 i protestës dhe 26 maji 1996 i hajdutërisë e dhunës elektorale

by S M
22/05/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

SPECIALE JAVANEWS/ Këto orë po flitet shumë për protestën që opozita ka njoftuar për datën 26 maj, kundër ministrit të brendshëm dhe qeverisë Rama. Kanë zgjedhur një datë që të rinjve, atyre që kanë lindur diku nga vitet ’90 e më pas, nuk  kujton gjë. Por që më të moshuarve ju sjell ndërmend një moment të errët të historisë tonë kombëtare.

Duket gati si një sfidë ndaj arsyes, që demokratët kanë vendosur të protestojnë në ditën simbol, kur po ata shkelën me këmbë të gjitha standartet zgjedhore. Duke vjedhur, shbërë e manipuluar masivisht procesin elektoral të vitit 1996. Ishte një Shqipëri që gëlonte nga piramidat mashtruese, që kishte vetëm një televizion dhe ku shteti bëhej gati të digjte gazetën më të madhe të vendit. Ishte paradhoma e vitit të mbrapshtë ’97, të cilën Lulzim Basha  ndoshta mund të thotë se nuk e kujton. Por mjafton të pyesë shefin e tij të vjetër Berisha…

Po përse janë gjithë këto pikëpyetje mbi besueshmërinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri?

Përgjigjia e kësaj pyetje duhet kërkuar vetëm brenda PD, pasi është forca politike e cila dënoi me ‘vdekje’ zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri që me 26 maj 1996. Këto zgjedhje nuk do të harrohen lehtë nga populli shqiptar. Manipulimi skandaloz i zgjedhjeve parlamentare më 26 maj 1996 nga ish kryetari i PD në atë kohë President, Sali Berisha, bëri që procesi zgjedhor në Shqipëri edhe pas 21 vitesh të vijojë të lëngojë . Të gjitha partitë politike në atë kohë i denoncuan këto zgjedhje si jo të lira, jo demokratike.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj

Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish Presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjat raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit. Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit ishte ‘ajka’ mbi tortën e shijes së hidhur që do të prodhonin këto zgjedhje. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramiltarëve dhe vendimi i opozitës

Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish Presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur President. Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.
Episode të evidentuara nga dita e votimeve të 26 majit

  1.  Vendimi për rezultatin u vendos nga kryetari i qendrës së votimit. Shembujt e parregullsive në numërimin e votave ishin të shumta dhe zunë vend në raportin e vëzhguesve.
    2.    Në Berat kishin votuar 105 për qind e zgjedhësve dhe vëzhguesit u përzunë gjatë numërimit.
    3.    Në Lushnjë, një qendër votimi u mbyll në mesnatë, në një tjetër kishte 942 fletëvotimi, por vetëm 880 nënshkrime në regjistrin e votave.
    4.    Në Fier, një qendër votimi u mbyll në orën 19.00, duke thënë se votuan 100 për qind, por vëzhguesit panë se shumë votues pengoheshin për të votuar, ndërsa ky skenar ndodhte edhe në një qendër tjetër votimi në orë 20.00.
    5.    Në disa qendra votimi në Gjirokastër ndërkombëtarët, vunë re se votat e PS u numëruan nga PD dhe u shpallën si fletë votimi pro kandidatëve të PD.
    6.    Në Kukës, një vëzhgues që kuptonte shqip, dëgjoi kryetarin e qendrës së votimit, që i thoshte dikujt: “A u mbushën mirë kutitë, se po dolëm me humbje, do ta pësosh”.
    7.    Në Kuçovë, ekipi i vëzhguesve shënoi në vrojtimet e tij se ndërsa kutia ishte bosh, fletët e votimit ishin jashtë dhe të gjitha ishin për PD-në.
    8.    Në Tepelenë, kutitë e votimit u rrëmbyen me furgona pas orës 24.00 dhe u çuan brenda zyrave të PD dhe të pushtetit lokal e qendror të PD, ku fletët e votimit u përgatitën që të tregonin “fitoren” 94% të kandidatëve të PD.
    9.    Në Korçë, një vëzhgues numëroi 90 vota të pavlefshme dhe 45 ishin për PS-në dhe 45 për partitë e tjera të majta në opozitë, ndërsa për PD-në nuk kishte asnjë votë të pavlefshme.
    10.    Po ashtu, në Pogradec numri i votave të pavlefshme për opozitën ishte 30 për qind.

Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Të martën më 28 Maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin parapraknë Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipulur. Raporti final i vëzhgusve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”.

Next Post
Çifti Obama kthehen në Netflix si producentë filmash

Çifti Obama kthehen në Netflix si producentë filmash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari shqiptar akuzohet për p*rdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare!

September 11, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen

September 11, 2026
Izraeli përdor mbi 1 mijë tonë eksploziv për të hedhur në erë tunelet e Hezbollahut dhe shkakton tërmet 4,1 ballë!

Izraeli përdor mbi 1 mijë tonë eksploziv për të hedhur në erë tunelet e Hezbollahut dhe shkakton tërmet 4,1 ballë!

September 11, 2026
Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com