• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve

by E B
27/05/2026 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela e cilësoi 26 majin e vitit 1996 si manipulimin më të madh zgjedhor në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për deformim brutal të votës dhe grabitje të kutive të votimit.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Ngjela deklaroi se masakra zgjedhore e asaj kohe ishte edhe fillimi i rënies politike të Berishës, pavarësisht se pas zgjedhjeve arriti të siguronte 131 mandate në Parlament.

“Ishte një marrëzi e Saliut. Ishte turp historik. Ishte grabitje me dhunë e të gjitha kutive. I dolën sondazhet që nuk do të fitonte dot dhe prandaj bëri atë masakër”, u shpreh Ngjela.

Teksa rikujtoi klimën e tensionit dhe manipulimeve të asaj kohe, avokati la të kuptohej se Berisha ka pasur lidhje me agjentura të huaja, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve në të ardhmen.

“Do ta merrni vesh kur të dalin dokumentat, kush është ai dhe për kë ka luajtur”, deklaroi Ngjela.

Ai komentoi edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e lidhur drejtpërdrejt me standardin e zgjedhjeve dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, konferenca e tetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është një tjetër sinjal afrimi drejt anëtarësimit, por gjithçka varet nga raportet me aleatët strategjikë.

“Më pranë jemi, por varet si i ka marrëdhëniet Rama”, tha Ngjela, duke shtuar se marrëdhënia kryesore për Shqipërinë mbetet ajo me Shtetet e Bashkuara

“Këtë marrëdhënie nuk e ka pasur të afërt dhe kjo na ka dëmtuar. Në 6 muajt e fundit kam informacion se ka ndryshuar trajektoren nga Parisi në Uashington. Ne jemi aleati kryesor i SHBA-ve në Ballkan”, deklaroi ai.

Ngjela vlerësoi edhe reformën në drejtësi dhe rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se institucioni po jep rezultate konkrete falë mbështetjes ndërkombëtare.

“Korrupsioni është goditur rëndë dhe është drejt falimentimit. Është bërë një progres i mirë sepse SPAK ka ekspertë ndërkombëtarë. Monitorohet shumë dhe s’ka dhënë asnjë pafajësi”, tha ai.

Sipas Ngjelës, sulmet e Berishës ndaj SPAK nuk e dëmtojnë institucionin, por vetë kreun e opozitës.

“Më shumë dëmtojnë Berishën se SPAK-un. SPAK-un nuk e drejtojmë ne. Është ndihmë e madhe që na e kanë ngritur këtë institucion të shpëtojmë nga korrupsioni. Presidenti amerikan tha që do ia heqim korrupsionin Shqipërisë dhe SPAK po ia heq. Saliu që shet dëngla është i akuzuar. Nuk goditet gjykata në të cilën do gjykohesh. Kjo gjykatë ka ardhur në Shqipëri për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Shpresa që kam unë në funksion të historisë së vendit është SPAK”, përfundoi ai.

Next Post
I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com