• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

26 maj 1996, dita kur Berisha dënoi zgjedhjet e lira në Shqipëri

by Java News
26/05/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

SPECIALE JAVANEWS/ Sot PD, ashtu si çdo opozitë në çdo vend të botës demokratike kërkon besueshmëri mbi procesin zgjedhor, pasi zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet apo për të lenë pushtetin në një shoqëri demokratike. Ndonëse në jo pak raste PD ka përdorur edhe dhunën e drejtpërdrejtë apo shantazhin duke kërcënuar destabilizim të vendit për të marrë pushtetin në tavolinë dhe jo nëpërmjet zgjedhjeve, siç bëri për 3 muaj dhe në Bulevardin qëndror të Tiranës nëpërmjet çadrës, qartazi ka kuptuar se në pushtet nuk mund të vihet me çeta mercenarësh por vetëm me zgjedhje.

Po përse janë gjithë këto pikëpyetje mbi besueshmërinë e procesave zgjedhore në Shqipëri?

Përgjigjia e kësaj pyetje duhet kërkuar vetëm brenda PD, pasi është forca politike e cila dënoi me ‘vdekje’ zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri që me 26 maj 1996. Këto zgjedhje nuk do të harrohen lehtë nga populli shqiptar. Manipulimi skandaloz i zgjedhjeve parlamentare më 26 maj 1996 nga ish kryetari i PD në atë kohë President, Sali Berisha, bëri që procesi zgjedhor në Shqipëri edhe pas 21 vitesh të vijojë të lëngojë . Të gjitha partitë politike në atë kohë i denoncuan këto zgjedhje si jo të lira, jo demokratike.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj

Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish Presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjat raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit. Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit ishte ‘ajka’ mbi tortën e shijes së hidhur që do të prodhonin këto zgjedhje. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramiltarëve dhe vendimi i opozitës

Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish Presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur President. Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.
Episode të evidentuara nga dita e votimeve të 26 majit

  1.  Vendimi për rezultatin u vendos nga kryetari i qendrës së votimit. Shembujt e parregullsive në numërimin e votave ishin të shumta dhe zunë vend në raportin e vëzhguesve.
    2.    Në Berat kishin votuar 105 për qind e zgjedhësve dhe vëzhguesit u përzunë gjatë numërimit.
    3.    Në Lushnjë, një qendër votimi u mbyll në mesnatë, në një tjetër kishte 942 fletëvotimi, por vetëm 880 nënshkrime në regjistrin e votave.
    4.    Në Fier, një qendër votimi u mbyll në orën 19.00, duke thënë se votuan 100 për qind, por vëzhguesit panë se shumë votues pengoheshin për të votuar, ndërsa ky skenar ndodhte edhe në një qendër tjetër votimi në orë 20.00.
    5.    Në disa qendra votimi në Gjirokastër ndërkombëtarët, vunë re se votat e PS u numëruan nga PD dhe u shpallën si fletë votimi pro kandidatëve të PD.
    6.    Në Kukës, një vëzhgues që kuptonte shqip, dëgjoi kryetarin e qendrës së votimit, që i thoshte dikujt: “A u mbushën mirë kutitë, se po dolëm me humbje, do ta pësosh”.
    7.    Në Kuçovë, ekipi i vëzhguesve shënoi në vrojtimet e tij se ndërsa kutia ishte bosh, fletët e votimit ishin jashtë dhe të gjitha ishin për PD-në.
    8.    Në Tepelenë, kutitë e votimit u rrëmbyen me furgona pas orës 24.00 dhe u çuan brenda zyrave të PD dhe të pushtetit lokal e qendror të PD, ku fletët e votimit u përgatitën që të tregonin “fitoren” 94% të kandidatëve të PD.
    9.    Në Korçë, një vëzhgues numëroi 90 vota të pavlefshme dhe 45 ishin për PS-në dhe 45 për partitë e tjera të majta në opozitë, ndërsa për PD-në nuk kishte asnjë votë të pavlefshme.
    10.    Po ashtu, në Pogradec numri i votave të pavlefshme për opozitën ishte 30 për qind.

Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Të martën më 28 Maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin parapraknë Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipulur. Raporti final i vëzhgusve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”.

Next Post
Ja koncepti i ri i BMW 8 Series

Ja koncepti i ri i BMW 8 Series

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In