• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Peleshi: Të vendosur ta mbajmë elitare këtë forcë

by Java News
17/10/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U kremtua sot në Repartin e Zall Herrit 25 vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Të pranishëm në ceremoi ishin Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Presidenti Bajram Begaj, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Arben Kingji.
Në fjalën e tij, Ministri Niko Peleshi vlerësoi arritjet e këtij Batalioni, që sipas tij tashmë është i mirëpajisur me mjete moderne dhe që mbart me vete një eksperiencën në operacione ushtarake jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në misionet e NATO-s, BE e Kombeve të bashkuara jashtë vendit.
Teksa kujtoi një prej heronjve të kësaj force, Feti Voglin, Z. Peleshi tha se “Ky rrugëtim ka pasur shumë djersë, shumë mund, shumë sakrifica por në thelb ka qëndruar dashuria juaj për Atdheun, dashuria për flamurin, vetmohimi. Ky është thelbi që e ka bërë këtë Batalion të jetë sot modern, i ndërveprueshëm dhe dinjitoz krahas aleatëve tanë të NATO-s”.
“Stërvitja më e madhe në Ballkan e Forcave Speciale “Strong Balkan 2023” që do të organizohet në vendin tonë është tregues i qartë i pjekurisë dhe arritjeve që ky Batalion së bashku me kompanitë e tjera të Regjimentit kanë arritur në vite. Ne jemi të vendosur që ta mbajmë elitare këtë forcë, të investojmë më tepër, ta bëjmë atë më atraktive, ta rritim në numër, të rritim shpërblimin jo vetëm material, por edhe atë moral, duke rritur prestigjin e saj”, theksoi Ministri Peleshi.
Duke sjellë në vëmendje situatën e krijuar në rajon e Evropë, Ministri i Mbrojtjes u angazhua para efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale për shtimin e numrit të këtyre forcave, ashtu sikundër edhe për rritjen e mbështetjes financiare dhe vijimin e modernizimit të FA.
Në fjalën e tij Presidenti I Republikës Bajram Begaj tha se “ky Batalion ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë aso kohe pjesë e Aleancës më të suksesshme ushtarake në Botë dhe rezultoi me sukses”.
Presidenti tha se “Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët”./m.j

Next Post
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In